Hapja e listave dhe koalicionet/ Këshilli Politik mblidhet nesër në 12:00, opozita shkon pa draft

Hapja e listave dhe koalicionet/ Këshilli Politik mblidhet nesër në 12:00, opozita shkon pa draft

Këshilli Politik do të mblidhet nesër në orën 12:00. Takimi ishte parashikuar në orën 10:00, por ishte opozita jashtëparlamentare që kërkoi shtyrje e orarit për në 12:00 duke i dërguar letër Damian Gjiknurit, ndërsa ky propozim u pranua nga ky i fundit.

"Në mbledhjen e fundit të Këshillit politik nuk pati asnjë dakordesi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte. Ju gjithashtu refuzuat kërkesën tonë për mbledhje të Këshillit Politik ditën e mërkurë. Kjo logjike e funksionimit të njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të Këshillit Politik, ku qoftë ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordësuar konsensualisht me parë. Megjithatë duke e konsideruar këtë si një veprim të gabuar tuajin por që nuk do përsëritet më, konfirmojmë pjesëmarrjen tonë dhe propozojmë që mbledhja të zhvillohet në orën 12:00", shkruhet në letrën që dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, i dwrguan Damian Gjiknurit.

Nga ana e tij Gjiknuri i ka kthyer përgjigje pozitive se konfirmon pjesëmarrjen e tij në orën 12:00 për ditën e premte, 17 shtator. "Mirëmbrëma. Ju njoftoj se me kërkesën e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e Këshillit Politik është spostuar për në orën 12:00. Pra, nesër në orën 12:00 në të njëjtin vend. Thnx", shkruan Gjiknuri.

Më herët mazhoranca refuzoi ftesën e Partisë Demokratike që Këshilli të mblidhet me urgjencë të mërkurën, por palët ranë dakord që të mblidhen nesër për të vijuar diskutimet për listat e hapura dhe koalicionet. Opozita kërkon lista të hapura 100 %, ndërsa për mazhorancën kjo do të bëhet vetëm nëse garantohet kuota gjinore. Në lidhje me koalicionet, opozita jashtëparlamentare kërkon që të pyetet OSBE-ODHIR, ndërsa PS kërkoi propozime të tjera nga PD në të kundërtën do vijojë punën dhe pa miratimin e saj. Partia Socialiste kërkon që opozita e bashkuar të sjellë disa propozime duke vendosur afat deri më 30 shtator.

Në takimin e nesërme opozita jashtëparlamentare do të shkojë në Këshillin Politik, pa propozimet që iu kërkuan, pasi sipas saj drafti me propozimet duhet të vijë nga shumica, pasi ajo me fuqinë e kartonit solli ndryshimet kushtetuese.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja