Në një koment të botuar te ‘Shqiptarja.com’, konkretisht në numrin e saj të 30 nëntorit të vitit të kaluar ku evidentoheshin çoroditjet në hapjen e ‘Dosjeve’, mbi modelin më të përshtatshëm në këtë drejtim thuhej që kjo Gazetë do të shprehej së shpejti.
Tani erdhi kohë për t’i dhënë lexuesit disa shpjegime, kur ditët e fundit është fokusuar vëmendja e disa politikanëve shqiptarë te modeli i pasqyruar që 2.5 dekada më parë në legjislacionin gjerman, përkundër qëndrimeve radikale mbi procesin e lustracionit, të mbajtura edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Qëndrime që nuk reflektonin aspak nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 23.03.2010, i cili shpalli si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ligjin “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”.
Pra, tani koha erdhi për të dhënë këtu disa shpjegime ndaj modelit gjerman, aq më tepër kur është përgatitur mbi bazën e këtij modeli teksti i një projektligji, për të cilin flitet se do të shtrohet në Kuvend për diskutim dhe miratim nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, që pritet të çelet javën e ardhshme, domethënë (sipas një përcaktimi kushtetues), të hënën e tretë të muajit janar.
Fjala është te projektligji i emërtuar “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Me pretendimin e përmbushjes së transparencës dhe mundësimit për çdo të interesuar të së drejtës për informim mbi dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit, projektligji i fundit ka si objekt përcaktimin e disa rregullave të caktuara. Kështu, për shembull, procesin e mbledhjes, administrimit dhe përdorimit të dokumenteve të ish – Sigurimit të Shtetit; krijimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e një autoritetit të posaçëm që duhet të ngrihet apo të krijohet për zbatimin e këtij ligji; bashkëpunimin e institucioneve publike dhe organizmave joshtetërore, për qëllime përdorimi që burojnë kryesisht nga dispozitat e këtij ligji.
Cila do të jetë fusha e veprimit të zbatimit të këtyre rregullave? Duket që ajo do të shtrihet te dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të periudhës 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990. Duke shqyrtuar tekstin e projektligjit që po analizojmë, bëhet e qartë që ai është hartuar nën dritën e standardeve ndërkombëtare për lustracionin (bie fjala, ligji për lustracionin i Maqedonisë) dhe jurisprudencës përkatëse të Gjykatës sonë Kushtetuese, duke pasur në vëmendje pa dyshim modelin e legjislacionit gjerman.
Projektligji pra, garanton transparencën dhe të drejtën për informim, si edhe mundësitë e aksesit te informacioni, pa shkelur të drejtën kushtetuese dhe atë evropiane për privatësinë, gjithashtu duke mbajtur në konsideratë rregullat në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Ndërkohë, projektligji përmban edhe elemente të lustracionit, por për aq sa kjo është e lejueshme nga Kushtetuta dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.
Po Autoriteti për Informim me të Dhënat e ish – Sigurimit të Shtetit, të cilin e përmendëm më lart, çfarë do të mund të përfaqësojë? Ky institucion parashikohet të ngrihet në funksion të përmbushjes së qëllimit që ka ligji, si institucion me atributet e një personi juridik publik, i pavarur dhe përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përunimin, përdorimin e dokumenteve dhe informimin për ‘to. Autoriteti parashikohet të përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë prej rradhëve të shtetasve të shquar për integritet të lartë profesional e moral, të cilët sigurisht që duhet të përmbushin edhe pastërtinë e figurës personale.
Prej këtyre cilësive të dommosdoshme për të ofruar garanci maksimale, zgjedhja e anëtarëve parashikohet të bëhet me shumicë të cilësuar, pra me 3/5 e votave të të gjithë deputetëve. Dhe vetëm pas dështimit të votimit fillestar me këtë procedurë, në votimin e dytë ata do të zgjidhen me shumicë të thjeshtë. Ky Autoritet është parashikuar të funksionojë si organ kolegjial, duke u mbështetur në veprimtarinë e vet nga një Sekretariat Teknik.
Ajo që merr rëndësi të veçantë për efektivitetin e veprimtarisë së këtij institucioni, në funksion të kompetencave të veta në mënyrë efiçente, pa dyshim që do të ishte procesi i mbledhjes së dokumenteve, për çka parashikohet detyrimi i autoriteti publik apo arkiva (publike apo private) për të mbështetur Autoritetin gjatë këtij procesi, që mund të funksionojë në dy mënyra. Njëra pre tyre ka të bëjë me vënien në dijeni të Autoritetit nga autoritetet publike dhe arkivat, kur këto të fundit janë dijeni apo konstatojnë gjatë përmbushjes së detyrave të tyre, se zotërojnë dokumente të ish – Sigurimit të Shtetit, ose të paktën kopje apo dublikata të tyre.
Ndërsa mënyra tjetër ka të bëjë me kërkesën apo kërkesat e vetë Autoritetit ndaj autoriteteve publike dhe arkivave, kur ai ka arsye të mendojë për ekzistencën e dokumenteve të caktuara në ato institucione, të cilat duhet t’i vihen në dispozicion Autoritetit. Mospërmbushja e një detyrimi të tillë parashikohet ta klasifikohet juridikisht si kundërvajtje administrative.
Projektligji, sigurisht që do të quhej i cekët apo edhe i mangët nëse nuk do të përcaktonte edhe rregulla dhe procedura të specifikuara për garantimin e së drejtës për informim mbi personat që ish – Sigurimi i Shtetit ka mbledhur të dhëna, mbi ish bashkëpunëtorët e tij, mbi trashëgimtarët e tyre, mbi të interesuarit për qëllime hulumtuese, historike apo të rivlerësimit politik dhe median. Por, të kuptohemi, këto rregulla parashikohet të jenë të individualizuara, sipas atij kërkon të shqyrtojë dosjen e vet apo të parardhësit. Dhe, ç’është gjithashtu e rëndësishme, e tërë kjo do të duhet të bëhet duke garantuar për çdo rast të drejtën e jetës private të të tretëve, sipas vlerësimit të interesave të ligjshëm.
Një tjetër moment me interes për publikun e gjerë për hartimin e projektligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” ka të bëjë me elementet e pastërtisë së figurës për zyrtarët. Këto elemente nuk ngrenë çeshtje kushtetutshmërie të lidhura me parimin e ndarjes së pushteteve dhe as me statusin kushtetues të zyrtarëve, sikurse as me nevojën e miratimit të këtij akti ligjor me shumicë të cilësuar apo qoftë edhe të ndërhyrjes në ligje të tjera (organike).
Këtu bëhet fjalë në thelb, lidhur me këtë moment, për “konvertimin” ligjor të arsyetimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar obligimin e Autoritetit, që do të mund të ngrihet apo krijohet praktikisht menjëherë pas miratimit të këtij projektligji (kthimit të tij në ligj), për të informuar deri në 5 vite. Ky afat është konsideruar si proporcional nga vendimi 9/2010 i Gjykatës Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, mbi figurën e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve të tjera publike, kur kjo kërkohet prej këtyre të fundit për vlerësimin e cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve që emërohen apo promovohen në pozicionet e drejtuesve të nivelit të lartë të administratës shtetërore dhe të organizmave të tjera qendrore të shtetit.
Realisht, këtë kusht emërimi e parashikojnë pothuajse të gjitha ligjet organike ose jo. Ndërsa, për funksionarët e zgjedhshëm, Autoritetit do të duhet të veprojë sipas një vlerësimi eksplicit të Gjykatës Kushtetuese, që për këta lloj funksionarësh, lustracioni kryhet vetëm kur kjo kërkohet nga vetë ata.
Se si do të zhvillohen diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë për këtë projektligj, nuk mund të bëhen këtu hamendime dhe paragjykime. Por, sidoqë të zhvillohen ato diskutime dhe sidoqë të zhvendosen votat e deputetëve nga të dy krahët e sallës së seancave plenare për miratimin e këtij akti, ajo që është e sigurt mund të thuhet se do të favorizojë kthimin e tij në ligj, që do të hyjë në fuqi së shpejti, duke mbyllur një etapë shpifjesh dhe cilësimesh, apo abuzimesh të tjera ndaj zyrtarëve. Ndërkohë, shumë shpirtra do të qetësihen, ndërsa ato të pakta që mund të trazohen nuk do të mund të hakërohen. Tek e fundit, si kudo, edhe në Shqipëri, bota e realitetit ka kufijtë e saj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com