Hapja e negociatave, Gjekmarkaj: Sot ditë feste jo kasandrash! Shqipëria u kthye aty ku e desh Gjergj Kastrioti

Hapja e negociatave, Gjekmarkaj: Sot ditë feste jo kasandrash! Shqipëria u kthye aty ku e desh Gjergj Kastrioti

1654781859_Sequence03.00350019.Still022.jpg

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës së procesit të integrimit.

Gjekmarkaj shkruan se Europa nuk është në ditët e saj më të mira pasi është përballur me shumë kriza, ku më e fundit është lufta në Ukrainë, megjithatë mbetet laboratori i pandërprerë i idealeve më të mira njerëzore.

'Hapja e negociatave të Shqiperisë me BE i jep historisë së vendit tonë një kthesë të shumë pritur.

Pas më shumë se pesë shekujsh ne po kthehemi tek rrënjet duke shuar çdo dilemë artificiale për identitetin europian të shqiptarve. Europa nuk është në ditet e saj më të mira, shumë dilema e kriza e perfshijnë e pershkojnë! Më e fundit lufta në Ukrainë e cila na shëmbi një tabu atë të paqes së “perjetshme”.

Por Europa është ajo bijëza e bukur që joshi Zeusin me hiret e saj tek mblidhte lule dhe që asokohe nuk ka reshtur se joshuri së qëni e lakmuar e trazuar por gjithmonë dritë e botes dhe laborator i panderprerë i idealeve më të mira njerzore.

Ne kemi jetuar si komb kohë pas kohe me ëndrren e Europes me “shansin e humbur” por një meritë të pamohueshme e kemi, dashurinë për kontinentin e vjeter nuk e tradhetuam brënda nesh edhe pse na u imponuan sundime që e urrenin atë. Politika shqiptare mendon se është kerrthizë e Botes, kur në fakt për të është një gjë e vogel dhe si gjithë të frustuarit gezimet e perbashketa tentojmë ti kthejmë në humbje të kundershtarit. Duke u ngritur e duke rënë, duke ndertuar e zhgenjyer , duke qeshur e duke qarë, duke akuzuar e duke bërë dhunë, por duke besuar tek Europa në 32 vite liri të gjithë bashkë arritem në këtë dite!

Nuk është e thënë se do të ndodhe me patjeter por shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqiperi, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetersuese, që administrata publike të jetë ideologjike, që korrupsioni të mos jetë fillimi e fundi por sado që Europa të jetë kushtezuese e vullnetmirë ndaj nesh ketu qeverisin shqiptaret. Ata që e marrin persiper këtë detyrë nga votuesit e tyre duhet të sillen si europianë e kjo nuk ndodh me të lutura kjo realizohet kur shoqeria shqiptare sillet si europianë në reagimin ndaj politikes së saj. Në Europë ka gjithmonë rinovim elitash politike që bartin ide të reja e transformuese. Nëse edhe ne nuk ndryshojmë mendesi por mrizojmë nën hijen e miteve të rreme që më shumë na kanë rrejtë se na kanë thënë te verteten, duke besuar kultin e individit dhe mohuar kultin e shoqerise, vertete e kaluam pragun por do rrimë gjatë në korridorin e BE !

Por sot është një dite feste dhe jo kasandrash!

Gezuar Shqiperi që u ktheve aty ku Gjergj Kastriot- Skenderbeu të desh'- shkruan Gjekmarkaj.


Lajmi kryesor:

Çelja e negociatave, Meta: Ditë e shkëlqyer, në dorën tonë nëse do zgjasë 5 apo 30 vite! Berisha: Rama s'na anëtarëson dot në BE! Basha: Hap drejt realizmit të ëndrrës


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës