Hapja e negociatave/ Kryetari i Kuvendit, Ruçi: KE kërkon funksionimin e SPAK dhe Byrosë

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, foli për hapjen e negociatave të Shqipërisë si dhe vendimet e Këshillit Europian që duhet të ndjekë Shqipëria në përmbushjen dhe ecurinë e këtij procesi. Ruçi deklaroi se Këshilli Europian kërkon funksionimin e SPAK dhe Byrosë. Po ashtu kryetari i Kuvendit u shpreh se tashmë kemi një kalendar të qartë për negociatat. 

Vendosa të zhvillojmë këtë bashkëbisedim për të shprehur vlerësimet dhe për të parashtruar sfidat e Kuvendit gjatë fazës përgatitore të hapjes së negociatave. Mbledhja e Këshillit të Bashkimit Europian e datës 26 qershor, trajtoi çështjet që lidhen me politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe Procesin e Stabilizim Asociimit dhe vendosi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë në qershor 2019. Ky qëndrim u miratua edhe nga Këshilli Europian i datës 28-29 qershor 2018.

Si Kryetar i Kuvendit, përgëzoj Qeverinë për suksesin e shumëpritur e të merituar dhe uroj të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen për këtë arritje të Shqipërisë sonë. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë shpreh vlerësimin e mirënjohjen për kontributin europaist të të gjithë paraardhësve që kanë shërbyer në këtë detyrë fisnike: Kastriot Islami, Pjetër Arbnori,  Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Jozefina Topalli dhe Ilir Meta.

Krijimi i Këshillit filloi punën përgatitore për hapjen e negociatave. Këshilli vendosi që Shqipëria të bëjë para në hapat e saj për t’u futur në familjen e madhe evropiane. Këshilli  vlerëson reformat e e ndërmarra. dhe kërkon funksionimin e SPAK dhe byrosë. Këto hapa do të na përfaqësojnë, vendimi për hapjen e negociatave në Qershor 2019 është një arritje shumë e madhe. Ajo që mbetet është data e negociatave, siç ka qenë në kalendarin evropian.

Tani kemi një kalendar të qartë, ambasada Amerikane na përgëzon për këto hapa, duke theksuar: "Përgëzojmë Shqipërinë për reformat e saj në hapjen e negociatave". Të djathtët  evropian janë në rritje. Ky vendim nuk është sukses vetëm i qeverisë, por një arritje e të gjithë qytetarëve dhe partive e deputetëve që kanë kontribuuar. Kjo arritje është meritë edhe e gazetarëve që kanë nxitur këtë, meritë e të rinjve, nxitësve për të hyrë në Europë, meritë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Çfarë i kërkon Këshilli Europian Shqipërisë? 

Balancimin e suksesshëm për prokurorët, finalizimin e krijimeve të organeve të drejtësisë, dënimin e luftës kundër korrupsionit, reduktimin e numrit të aplikantëve për azil.  Kuvendi i shqiptar ka luajtur një rol kryesor në këtë proces, kontributi i Kuvendit është përcjellë, si kërkesa e standarde për ecurinë e hapave. Kuvendi ka miratuar vendimet kushtetuese për reformën në drejtësi, si dhe 27 p/ligje për reformën në drejtësi. Në këtë fazë procesi ka miratuar dhe ligjin për Vettingun, si dhe ka zgjedhur tashmë 5 anëtarët e Këshillit të Lartë për gjyqësorin.Meritë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët si me mbështetjen, ashtu edhe me kundërshtimin ndaj qeverive dhe opozitave, na kanë bërë më të përgjegjshëm për fatet e Shqipërisë dhe më llogaridhënës para tyre.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër