Më 14 shtator pritet që në vendin tonë të hapen shkollat nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë. Maskat, distanca sociale, dezinfektuesit, matje temperature, mësim me turne janë disa nga rregullat që duhen zbatuar në mënyrë që të minimizohet sa më shumë infektimi i mundshëm nga COVID-19.
Ndërsa në vendin tonë pritet që nxënësit t'i drejtohen sërish bankave të shkollës pa mësimit online, në disa vende të botës mësimi ka nisur. Nga Kanadaja në Francë dhe nga Londra në Wuhan, epiqendra e pandemisë së koronavirusit, nxënësit dhe studentët iu kthyen shkollave të 'armatosur' me maska dhe dezinfektues.
Nxënësit të vendosur me kurriz, ndarjet me xham peksiglas, matje temperature, banka të vendosura në distancë janë disa nga masat e marra. Shfletoni fotogalerinë për të parë se si sigurohen masat anti-covid në shkollë në vende të ndryshme të botës.