Hapja e shkollave për maturën/ Veliaj: Mësim me dy turne, do punësohen mësues të rinj nga portali! Klasa në natyrë te Parku Rinia dhe Liqeni (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se për shkak të çeljes së shkollave për maturantët, do të sjellë edhe angazhim të mësuesve shtesë, pasi një nga idetë që po diskutohet është pikërisht mësimi me dy turne. Rekrutimi i këtyre mësuesve do të bëhet nëpërmjet portalit për mësuesit.

"Shkollat kanë kaluar me dy turne për t'i siguruar automatikisht përgjysmimin e klasave, me shumë gjasa kjo do të kërkojë mësues shtesë sepse orari shkollor do të jetë më i gjatë , klasa më të vogla që do të thotë do të ketë mësues shtesë për të cilat portali "Mësues për Shqipërinë" ka një numër të madh talentesh dhe besoj do angazhohen. Shkolla të reja po ndërtohen, Tirana ka filluar 17 shkolla me projektin Bashki- qeveri, dhe 11 që do të rindërtohen prej projektit të rindërtimit. Një nga gjërat që po rekomandohet gjithnjë e më shumë është që në vendet mesdhetare, me kohë të mirë, disa shkolla, disa klasa të bëhen jashtë, edhe kopshtet dhe çerdhet kur të hapen të bëjnë disa orë në natyrë. Gjithmonë e më shumë po rekomandohet që sa të jetë e mundur klasat të bëhen në natyrë. Tani që mbaroi parku Rinia, Liqeni, parashikoj që shumë prej këtyre hapësirave që tipikisht janë përdorur vetëm për ekskursione do jenë klasa të hapura në natyrë dhe këtu hymë te vendet me fat se kemi diell. Këto janë disa ide, se si mund të jetë një rihapje, ku mund të ruhet distanca sociale dhe të jemi më shumë në ajër", tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj për Report Tv: Kopshtet dhe çerdhet mbyllur derisa Shëndetësia të jap 'OK', klasa në natyrë te Parku Rinia dhe Liqeni


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës