Veliaj për Report Tv: Kopshtet dhe çerdhet mbyllur derisa Shëndetësia të jap 'OK', klasa në natyrë te Parku Rinia dhe Liqeni

TIRANË- Parqet e kryeqytetit do të shndërrohen në hapësira ku do të zhvillohet mësimi, në kuadër të rihapjes, me qëllim ruajtjen e distancimit social për të shmangur rikthimin e një vale të re të koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë një interviste për Report Tv.

Kopshtet dhe çerdhet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër nga Ministria e Shëndetësisë, e megjithatë në fazat në vijim në kuadër të masave lehtësuese, shumë gjëra do të ndryshojnë në procesin e mësimdhënies, detaje të cilat i ka zbuluar kryebashkiaku. Klasat do të jenë me numër më të vogël nxënësish, sqaroi Veliaj,  çka do të thotë se do të punësohen mësues shtesë, ku referenca do të jetë nga portali "Mësues për Shqipërinë", e ndërsa me qëllim përgjysmimin e klasave, po ndërtohen edhe shkolla të reja.   

"Shkollat kanë kaluar me dy turne për t'i siguruar automatikisht përgjysmimin e klasave, me shumë gjasa kjo do të kërkojë mësues shtesë sepse orari shkollor do të jetë më i gjatë , klasa më të vogla që do të thotë do të ketë mësues shtesë për të cilat portali "Mësues për Shqipërinë" ka një numër të madh talentesh dhe besoj do angazhohen. Shkolla të reja po ndërtohen, Tirana ka filluar 17 shkolla me projektin Bashki- qeveri, dhe 11 që do të rindërtohen prej projektit të rindërtimit. Një nga gjërat që po rekomandohet gjithnjë e më shumë është që në vendet mesdhetare, me kohë të mirë, disa shkolla, disa klasa të bëhen jashtë, edhe kopshtet dhe çerdhet kur të hapen të bëjnë disa orë në natyrë. Gjithmonë e më shumë po rekomandohet që sa të jetë e mundur klasat të bëhen në natyrë. Tani që mbaroi parku Rinia, Liqeni, parashikoj që shumë prej këtyre hapësirave që tipikisht janë përdorur vetëm për ekskursione do jenë klasa të hapura në natyrë dhe këtu hymë te vendet me fat se kemi diell. Këto janë disa ide, se si mund të jetë një rihapje, ku mund të ruhet distanca sociale dhe të jemi më shumë në ajër", tha Veliaj.

Duke u ndalur tek situata e krijuar nga koronavirusit në Tiranë, numri një i kryeqyteti tha për Report Tv se janë shënuar raste në 14 njësi urbane dhe vetëm 1 në fshat, specifikisht në Petrelë, por vatrat nuk tregohen qëllimisht për të shmangur stigmatizimin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:25
Situata e COVID-19/ Veliaj: Çdo treg në Tiranë dezinfektohet, mbi 20 mijë familje ndihmohen çdo ditë (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qetësuar qytetarët që të gjitha tregjet dezinfektohen çdo ditë, e ndërsa duke u ndalur tek ndihmat e shpërndara gjatë periudhës së koronavirusit, ai tha se mbi 20 mijë familje ndihmohen çdo ditë.

"Nëse shikoni tregun e rrobave të përdorura të fabrika e Miellit, sot nuk është më. Kemi kohë që e themi, nuk mund të futemi në kazan apo duke u shtrirë në rrugë, kush mendon prej injorancës që ky është sevapi i vitit 2020 e ka gabim. Kjo është një bashki që çdo ditë ndihmon 20 mijë familje. Nuk do lejohen tregje në rrugë. Të gjitha tregjet dezinfektohet për ditë, me masë. Nëse një kimikat mbi përdoret, vetëm për efekt psikologjik, rrezikojmë që t'i helmojnë", tha Veliaj.

Ora 12:24
Veliaj: Raste me COVID në 14 njësitë brenda qytetit, në fshatra vetëm një në Petrelë (VIDEO)

Erion Veliaj u shpreh se të gjitha njësitë në Tiranën urbane, pra brenda qytetit ka raste me COVID, ndërsa në atë rurale vetëm një Petrelë. Ai tregoi se përse nuk bëhen publike rastet e të prekurve me emra konkrete. "Mos tregimi i vatrave bëhet me qëllim.

Përveç Petrelës që është një shtëpi e izoluar në fshatin Gurrë, Tirana rurale nuk ka pasur problematike, ndërsa në 14 njësitë në Tiranën urbane kemi raste. Ajo që ndodh shpesh në raste të tilla, ku njerëzit kanë një sens alarmi më të shtuar rrezikojmë të kalojmë në histeri, konflikti social që mund të krijohet që dikush mund të thotë që filani...ka një lloj stigme, duke evituar adresën e saktë evitojmë edhe këtë situatë ku të gjithë jemi mbi tela.

Sikur sëmuremi me sëmundje të tjera, edhe kjo kështu është,prandaj ruajmë anonimitetin" tha ai.

Ora 12:23
Nga shkollat, te shtëpitë dhe nënkalimi, Veliaj: Tirana kantier ndërtimi (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se nënkalimi te 'Shqiponja' është objektiv që të mbyllet brenda një viti. "Ne po bëjmë një buqetë shkollash të reja, dy kanë ecur shumë mirë, 'Kenedi' dhe 'Nënë Tereza', Astiri është një problem që më në fund u zgjidh, humbën dy vite, do ta kishim inauguruar atë nënkalim. Ai mbetet projekt kyç dhe në dy vite besoj se do të shikojmë përfundimin e asaj vepre.

Janë punuar këto ditë që nuk ka pasur trafik, mund ta shkurtojmë përfundimin në një vit. Sot ose nesër fillojmë katër shkolla të reja. Me projektin e rindërtimit pas tërmetit do të shemben disa shkolla. Ambicia jonë më e madhe është që këtë verë e gjithë Tirana të jetë kantier për ndërtimin e 870 shtëpive dhe në vjeshtë 4 lagjet e reja të Tiranës dhe pastaj ndërtimet individuale" tha ai.

Ora 12:21
Veliaj: 'Sami Frashëri' u shemb me dy prekje, shkolla e re me muze, nostalgjia në zemër (VIDEO)

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u shpreh se shkolla 'Sami Frashëri' që u shemb nuk i rezistonte një tjetër tërmeti prandaj u prish. Ai tha se shkolla e re do të ketë një muze, por nostalgjia për të gjithë 'samistat' është në zemër.

"Diferenca mes dikujt që rri tërë ditën në Facebook dhe jep mend nga divani, është shumë e thjeshtë, është më e vështirë puna që kemi ne, se jo të gjithë mbeten të kënaqur. Edhe ky hyn te ata vendime që nuk i kënaq të gjithë por kur je në një pozicion ku jemi ne sot, nuk marrim më shumë muaj dhe vite për të bindur këdo. Në momentin që shkolla u shemb, e ndërtuar në 1962, kishte vetëm mure dhe soleta, jo shtylla betoni.

Një tërmet të dytë shkolla nuk do e mbante, pavarësisht se në pamje të parë dukej për bukuri. Me dy-tre prekje u shemb. Nostalgjia ka vendin e vet, patjetër që në shkollën e re do të ketë një muze, ju dhe të gjithë 'samistat' do të jenë të ftuar, por nostalgjinë e kemi në zemër dhe mendje, jo për soleta që mund të na zinin brenda".

Veliaj kishte një përgjigje edhe për akuzat e opozitës lidhur me rikonstruksionin më parë të shkollës që tashmë u shemb. "Nuk është paguar asnjë taksë nga populli, e kemi bërë me donacion, në një shkollë që para tërmetit kishte një funksion normal, kur erdha dhe e gjeta nga një ish-samsit tjetër që nuk e kishte prekur me dorë, në ato ditët e para kemi ndërruar dyert, lavamanët sepse nuk kishte, ishte me sapllake, kemi vendosur koshat e basketbolli dhe kemi bërë një fushë mbrapa.

Ne nuk kemi harxhuar, zero qindarka, ishte një kompani që na i dhuroi. Misioni ynë që ish-samista që kemi gjëra në dorë të marrim vendime, sikur i bë shkolla 'Kosova'. Por të kishte para nga taksapaguesit, mendoni se nuk do ta kishin cuar kryetarin në prokurori, por pse nuk shkojnë, e dinë se do të dalin huq. Shtatorin tjetër të na gjejë "Sami Frashëri" e ri" tha ai.

Ora 12:09
Hapja e shkollave për maturën/ Veliaj: Mësim me dy turne, do punësohen mësues të rinj nga portali! Klasa në natyrë te Parku Rinia dhe Liqeni (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se për shkak të çeljes së shkollave për maturantët, do të sjellë edhe angazhim të mësuesve shtesë, pasi një nga idetë që po diskutohet është pikërisht mësimi me dy turne. Rekrutimi i këtyre mësuesve do të bëhet nëpërmjet portalit për mësuesit.

"Shkollat kanë kaluar me dy turne për t'i siguruar automatikisht përgjysmimin e klasave, me shumë gjasa kjo do të kërkojë mësues shtesë sepse orari shkollor do të jetë më i gjatë , klasa më të vogla që do të thotë do të ketë mësues shtesë për të cilat portali "Mësues për Shqipërinë" ka një numër të madh talentesh dhe besoj do angazhohen. Shkolla të reja po ndërtohen, Tirana ka filluar 17 shkolla me projektin Bashki- qeveri, dhe 11 që do të rindërtohen prej projektit të rindërtimit. Një nga gjërat që po rekomandohet gjithnjë e më shumë është që në vendet mesdhetare, me kohë të mirë, disa shkolla, disa klasa të bëhen jashtë, edhe kopshtet dhe çerdhet kur të hapen të bëjnë disa orë në natyrë. Gjithmonë e më shumë po rekomandohet që sa të jetë e mundur klasat të bëhen në natyrë. Tani që mbaroi parku Rinia, Liqeni, parashikoj që shumë prej këtyre hapësirave që tipikisht janë përdorur vetëm për ekskursione do jenë klasa të hapura në natyrë dhe këtu hymë te vendet me fat se kemi diell. Këto janë disa ide, se si mund të jetë një rihapje, ku mund të ruhet distanca sociale dhe të jemi më shumë në ajër", tha Veliaj.

Ora 12:07
Veliaj: Nuk hapim çerdhet pa dhënë 'ok' ministria e Shëndetësisë! Si do bëhet mësimi i maturantëve (VIDEO)

Shkollat dhe çerdhet nuk do të hapen deri sa ministrja e Shëndetësisë do të japë "ok". Kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për Report Tv, teksa ka dhënë disa detaje se si do të vijojë matura.

"Nëse vjen një rekomandim nga mjekët për të mos i hapur, nuk do i hapim. Mund të kemi opinione të ndryshme, por  jo faktet. Prindërve, një nga dy prindërit të rrinë në shtëpi të punojnë, derisa mjekët të na japin ok, do duhet t'i respektojmë ato. Ndërkohë është marrë një vendim për hapjen e maturës. Matura bën përjashtim se një pjesë e konsiderueshme do të vazhdojnë universitetin. Klasat do jenë shumë të vogla, dhe një maturë do të bëjë maturën në disa shkolla, me shumë gjasa do përdorim edhe shkollat 9-vjeçare, ka filluar dezinfektimi, shkolla vuloset dhe do të hapen vetëm ditën kur maturantët do të jenë aty", tha Veliaj.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës