Hapja e transportit publik 'peng' i përplasjes mes qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve për COVID-in

Hapja e transportit publik 'peng' i përplasjes mes qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve për COVID-in

Mjeku Tritan Kalo dhe foto nga protesta e Shoqatave të Transportit

Hapja e transportit publik ka shkaktuar një përplasje mes qeverisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, duke mbajtur 'peng' këtë shërbim, punonjësit e të cilëve kanë zhvilluar protesta edhe ditën e  sotme.

Në reagimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ditën e sotme tha se për hapjen e transporti publik e ka tagrin Komiteti Teknik i Ekspertëve. Kjo duket se nuk është pranuar nga mjeku Tritan Kalo, pjesë e këtij komiteti, i cili shprehet se ky komitet është ngritur për të hartuar draft-dokumente dhe për të këshilluar në lidhje me mirëmenaxhimin e pandemisë dhe monitorimin e saj, dhe jo për të marrë atribute vendim-marrëse/legjislative, pasi kjo i takon organeve të ekzekutivit aktual.

Në reagimin e tij në facebook, mjeku Kalo në fakt bën një ngatërrese pasi ia atribuon këtë gjë sikur e kanë thënë mediat dhe kërkon përgënjeshtrim nga ana e tyre, por në fakt kjo është një deklaratë e bërë nga vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është pasqyruar në media, si pjesë e reagimit të protestave të transportit publik ditën e sotme, të cilët përsos kërkesave të tyre kërkojnë dhe hapjen e këtij shërbimi.

 "Kohë kovidiane …i detyruar për të bërë një sqarim shterues për mediat vizive, ato të shkrojtura, zëdhënësit e funksionarët e Ekzekutivit, si dhe për Publikun e gjerë…Mervyn LeRoy shprehet se: “Shpik një rrenë të mirë e njerëzit do ta marrin për ar të kulluar.”….Në Deklaratën e sotme në lidhje me një protestë të punonjësve të Transportit Publik para Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjitikës (MIE), në të gjitha kanalet televizive dhe në shumë media u theksua se “Komiteti i Ekspertëve ka vendosur se…”….Meqenëse nuk është rasti i parë që ndodh një gjë e tillë, unë jam i detyruar t’ju sqaroj për hir të së vërtetës faktike se: ”Komiteti i Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i Ri” i ngritur me Vendimin Nr. 566 të datës 31.01.2020,  të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale (MShMS) ku edhe unë bëj pjesë, është ngritur për të hartuar draft-dokumente si dhe për të këshilluar në lidhje me mirëmenaxhimin e këtij infeksioni si dhe për monitorimin e tij…..Ai u ngrit kur infeksioni Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ishte deklaruar në Shqipëri, si dhe kur ai ende nuk ishte shpallur si Pandemi nga OBSH.…nuk ka asnjë germë të vetme në të, që të shprehet se ky komitet këshillimor dhe sugjerues për veprime dhe masa të cilat duhen ndërmarrë për mirëkontrollimin e mirëmenaxhimin e sfidës sars-cov2/covid-19, ka edhe atribute vendim-marrëse/legjislative….një tagër i tillë i vendim-marrjes është vetëm e vetëm një atribut i organeve të ekzekutivit aktual….nëse gabime informuese të tilla janë të rastësishme e të paqëllimta duhet dikush t’i përgënjeshtrojë ato, por nëse ato janë të qëllimta për të hedhur mbi supet e anëtarëve të tij diçka të pa parashikuar nga legjislacioni shqiptar, një gjë e tillë bëhet automatikisht e ligjshme  dhe e dënueshme në përputhje me ligjet në fuqi…..kontributi ynë si specialistë në këtë komitet është thjesht një kontribut profesional dhe mbi baza vullnetare pa as më të voglin përftim monetar, sikundër ndodh aktualisht në komisionet parlamentare ose në bordet e ngritura prej ekzekutivit ….ju faleminderit për mirëkuptimin", shkruan Kalo në Facebook.

Çfarë ndodhi në protestën e sotme të transportit publik? Punonjësit e Transporti Publik dolën sot në protestë, pa asnjë masë mbrojtëse dhe distancim fizik, për të kërkuar rihapjen e këtij shërbimi dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kërkojnë një pagë shtesë, pasi 40 mijë lekë është i pamjaftueshëm, ndërsa u shprehën se do të  dalin më protestë çdo ditë.  

Kjo solli reagimin e  Ministrisë së Infrastrukturës e cila i ka konsideruar konfuze deklaratat e disa kompanive të transportit publik duke thënë se kur Qeveria vendosi rinisjen e transportit publik, këta përfaqësues deklaruan se nuk do të nisnin punën në shenjë proteste, ndërsa sot ata kanë dalë me një kërkesë tjetër, për hapjen e transportit dhe nisjen e punës. Sipas ministrisë, tagrin për hapjen e transportit e ka Komiteti Teknik i Ekspertëve.

"Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se, në kushtet e situatës së emergjencës shëndetësore në vend, hapja e transportit publik nuk është në tagrin as të MIE dhe aq më pak të kompanive të transportit, por vetëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi Qeveria Shqiptare vlerëson se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo interes tjetër. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen me një javë të hapjes së Transportit Publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike, nisur nga shtimi i rasteve të të prekurve me COVID-19", thuhet në njoftimin e MIE.

Transporti publik u mbyll më 12 mars për të ndalur përhapjen e COVID-19. Nga qeveria u vendos fillimisht që ky shërbim të hapej me 15 qershor, por kjo nuk ndodhi dhe u shty më një javë për shkak të rritjes së shifrave alarmante me COVID në vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 18/06/2020 11:40

    Transporti publik gjithmone ka qene problem mbasi manaxhonin shume keq grumbuj qytetaresh qe prisnin autobuzin dyndje kush te hipte perpara me kete virus eshte shume problem qarkullimi autobuzeve

    Përgjigju
  • Alb: 17/06/2020 20:51

    Me mir mos ti hapin me zhul se transporti publik ska dhe jan ordinera ne vonesa sherbim etj.populli dobsohet kursen shendetin e ruan trafikun e pakson keta ordinerat si shikon me ne qarkullim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë