Luana Vjollca është një nga moderatorët më seksi të showbizzit shqiptar, e cila ka arritur në 1.2 milionë ndjekësa në profilin e saj në ‘Instagram’, kohët e fundit ajo qëndron në krye të mediave rozë edhe për faktin se po qarkullon lajmi se Luana do të jetë moderatorja e “Big Brother VIP”, por ajo nuk ka konfirmuar ende këtë gjë.
Dita e sotme është një ditë e veçantë për të pasi Luana feston ditëlindjen, dhe teksa shijon pushimet në bregdet qindra urime i kanë ardhur sot moderatores nga fansa të shumë por urimi më i veçantë i ka ardhur nga Marina, e cila e ka uruar në mesnatë. Ajo ka publikuar një foto të të dyjave me rroba banje dhe ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen bebja ime! Je një nga dhuratat më të mëdha për mua. Të uroj më të mirat e botës, gjysma ime më e mirë!”
Luana vendosi që të merrte disa ditë pushime, pasi sipas saj, periudha e verës ka qenë shumë intensive për të.

Postimi i Marina Vjollcës
Komente

