Pas kthimit nga Amerika, Haradinaj ka thënë se me Liderin e PDK-së nuk kanë folur për koalicionet eventuale për zgjedhjet parlamentare.
Haradinaj ka thënë se edhe mbajtja e zgjedhje të parakohshme nuk është e mirë për vendin pasi ato duhet të përgatiten mirë që të mund të mbahen zgjedhje të lira e jo do si do, pasi do t’i shkaktonin kriza të tjera vendit.
Sidoqoftë, Haradinaj ka preferuar të formohet një Qeveri e re nga opozita pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
“Ne preferojmë që ta bëjmë një qeveri nga opozita, në rast se do të ishte e mundur. Kjo do të ishte preferenca e jonë. Por ne duhet që të presim se si do të vendosin qytetarët", ka thënë ai.
"Është më e shëndetshme për Kosovën një qeveri nga opozita", ka shtuar ai.
Marrë nga Ekspress
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)