Haradinaj: BE-ja ka humbur rrugën në oborr, Koçijançiç: Ne nuk ndërhyjmë!

Haradinaj: BE-ja ka humbur rrugën në oborr, Koçijançiç: Ne nuk ndërhyjmë!

 Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç

 Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç ka bërë të qartë për “Zërin e Amerikës” se agjenda e bisedimeve Prishtinë-Beograd përcaktohet nga vet palët dhe se ndërmjetësuesi i bisedimeve nuk ndërhyn në temat që sjellin palët në tryezë.

Mediat serbe cituan të martën se ajo pohonte se çështja e ndërmarrjes së Trepçës, një kompleks minierash në Kosovë, duhet të përfshihet në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo solli më pas reagimin e ashpër të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj. “Trepça nuk është çështje e hapur dhe në asnjë moment, populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false, që kanë qartazi për qëllim ndarjen e Kosovës”, ishte komenti i tij.

Koçijançiç fill pas këtij reagimi, në një përgjigje për shkrim dhënë “Zërit të Amerikës”, theksoi se Bashkimi Evropian nuk i komenton çështjet që Kosova dhe Serbia duan të diskutojnë. “Ata i sjellin në tryezë çështjet, të cilat i konsiderojnë të hapura, e pastaj vendosin nëse duhet të flasin për to, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, u shpreh ajo.

Çështja e Trepçës për Serbinë nuk është zgjidhur ende, ndërsa për Kosovën ajo ka marrë fund në vitin 2016, kur Kuvendi miratoi ligjin e Trepçës, që e shndërron atë në ndërmarrje me shumicë aksionesh shtetërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë