Haradinaj do të ftojë kryeministren serbe të vizitojë Kosovën në prill

Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar të martën se homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, do të jetë e ftuar për të qenë në Prishtinë në fillim të prillit, bashkë me krerët e qeverive të shteteve të rajonit. Ai synon të organizojë në Kosovë një takim të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohej procesi eurointegrues.

Midis mysafirëve, Haradinaj synon te ketë edhe komisarin e Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

“E kisha kërkuar dakordimin tuaj që në fillim të prillit t’i ftoj kryeministrin e Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, pastaj shpresoj të Kroacisë e të Bosnjës, e nëse vjen edhe e Serbisë, por besoj kjo pak e vështirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

“Pra, t’i kemi këtu dhe të diskutojmë edhe për ato tema që janë me rëndësi për zbatimin e MSA-së (Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit v.j.) nga ana jonë, por edhe për perspektivën e mëtejme integruese të Kosovës në kuadër të WWB6 (Western Balkans Six v.j.)”.

Kanë kaluar gati dy dekada që nga çlirimi i Kosovë dhe deri tani asnjë kryeministër serb nuk ka qenë në Kosovë me ftesë të autoriteteve të larta shtetërore. Koha Ditore

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite