Haradinaj dorëhiqet zyrtarisht si kryetar i AAK-së

Haradinaj dorëhiqet zyrtarisht si kryetar i AAK-së

Ramush Haradinaj

Muaj më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit dhe si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këtë veprim është shprehur se e ka ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm si ushtrues detyre i kryetarit.

“Jam i dorëhequr.Prej kuvendit të fundit të punës që mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.

Sipas tij në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, ku përfshihet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

Thotë se këto zgjedhje janë shumë sfiduese, pasi ka 100 kundërkandidatë.

“Ne e kemi të hapur votën në total. Në këtë rast nëse kandidoj, Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por ka 100 kundërkandidatë.

Secili prej tyre nëse ia jep votën vetes edhe unë vetes, i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hyjmë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë.

 Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën.

Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet iniciuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”, është shprehur  Hardainaj.

Sipas tij, kanë bërë një lëvizje të guximshme duke hapur garën në total në parti, një delegat një votë dhe se është gati të jetë në garë me mbi 100 kolegë të tij në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar.

"100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, thotë Haradinaj.

Haradinaj thotë se në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidat as për poste dhe të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza.

Ai thotë se kjo mënyrë do të rrisë transparencën garuese, ndërsa tregon se tashmë edhe zgjedhja e kryesisë së partisë do të pësojë ndryshime nga herët e kaluara.

Në kryesi do të fusin edhe njerëz nga jashtë që nuk janë në strukturat e partisë.

“Nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër, bazuar në këtë unë besoj që është mirë që e kemi lënë që Kryesinë e Aleancës e propozon Kryetari i Këshillit Drejtues. Por nuk mundet me kalua asnjë kryesi e propozuar prej kryetarit, nëse ata nuk janë dakord, për shkak se të gjithë janë fuqiplotë janë njerëz të zgjedhur, askush nuk është me funksione që i ka të deleguara, por të gjithë janë të votës. Mirëpo prapë se prapë krijimi i kryesisë është një liri që me ftua edhe figura të tjera, jo vetëm njerëzit e zgjedhur të procesit zgjedhor, por është lënë një hapësirë për me ftua figura jashtë procesit zgjedhor për kryesi, por jo për Këshill Drejtues edhe kandidatët për kryeta,ë ose kryetari i partisë nuk mundet me pas bazë deleguese”, thotë ai.

Haradinaj beson që ky proces të ecën mirë dhe se në qershor të mbahet Kuvendi Zgjedhor ku do të votohet për kryetarin e ri dhe për strukturat e tjera partiake.

“Mendoj që ky proces të ecën mirë. Pra pjesa e parë do të përmbyllet deri në maj që i bien që në qershor do të kemi kuvendin tonë zgjedhor dhe aty do të shihet rezultati, por është një proces i mirë”, përfundon ai.

Kujtojmë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më 29 dhjetor të vitit që lamë pas shpalli zgjedhjet e reja të brendshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 13/01/2020 09:59

    Fiks si Lul Basha, iku si kryetar, por la nga pas zagaret qe ia mbushen kutite e votimit ne gare me Sokol Olldashin dhe u rizgjodh perseri kryetar i partise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'