Haradinaj i kundërpërgjigjet sërish Thaçit: Kufijtë tanë i luan vetëm lufta
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur sërish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar se me Serbinë do të diskutohet edhe mbi korrigjimin e kufijve.
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur sërish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar se me Serbinë do të diskutohet edhe mbi korrigjimin e kufijve.
I pyetur rreth kësaj, Haradinaj ka thënë se kufijtë mund t’i luajë vetëm lufta, askush tjetër. “Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush mendon që luhen kufijtë ndryshe, gabim është”, deklaroi Haradinaj pas mbledhjes së sotme të qeverisë, raporton "Zeri.info".
Duke folur rreth opsionit që Presheva t’i bashkohet Kosovës, Haradinaj ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se kufijtë tashmë janë të vendosur dhe ata nuk mund të ndërrohen.
“Krejt kah janë shqiptarë me qejf e kishim marrë, aty s’ka dilemë. Por këta kufij janë vendosur nga lufta e kaluar, janë kufij lufte, janë mijëra njerëz në tokë për këta kufij. Është bukur imagjinatë e lehtë të mendohet se luhet me këta kufij, nuk luhen”, potencoi kreu i ekzekutivit.
Ajo që ka mbetur mes Kosovës dhe Serbisë sipas kryeministrit, është njohja reciproke, nën kufijtë aktualë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47