Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për mediat, ka folur edhe për kërcënimet e supozuara ndaj tij.

I pyetur për rastin në fjalë, Haradinaj tha me shaka se është ai që po i mbron policët dhe jo e kundërta.

Po unë po i mbrojë do policë, rehat janë. Jam duke i rujt mirë, përbesë. Ju sigurojë se të sigurt janë.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Më herët mediat kosovare raportuan se kryeministri Haradinaj, kishte marrë kërcënime me jetë nga persona të panjohur dhe si pasojë forcat e sigurisë pranë tij ishin shtuar.