Haradinaj: Jam viktimë e një
persekutimi politik, nuk ekstradohem
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk pret që Gjykata e Apelit në Kolmar të marrë një vendim për ekstradimin e tij në Serbi.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk pret që Gjykata e Apelit në Kolmar të marrë një vendim për ekstradimin e tij në Serbi.
“Ndjenja ime është që kjo gjykatë nuk do të nxitoj. Gjykata do të shqyrtojë informacionin e kërkuar nga Beogradi dhe vendimet mund të merren javën e ardhshme”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për AFP . Haradinaj është shprehur i bindur se ai do të lirohet.
“Unë nuk mund të imagjinoj se do të dërgohem në Serbi, me një kërkesë për ekstradim e cila nuk ka bazë dhe unë jam viktimë e një persekutimi të vërtetë politik, për shkak të angazhimit tim në një Kosovë të pavarur”, ka shtuar Haradinaj.
Ai ka thënë gjithashtu se e respekton sistemin e drejtësisë franceze, por thekson se ai nuk mund ta kuptojë ngadalësinë e gjithë këtij procesi.
“Të gjithë e kanë kuptuar se rasti im është politik, unë shpresoj se kësaj çështje shpejtë t’i vije fundi”, shton Haradinaj.
Lideri AAK-së, ka cilësuar dialogun me Serbinë si “dështim” dhe sipas tij liderët serbë kanë inkuruajur shtim të tensioneve në Kosovë, vetëm për shkak të zgjedhjeve presidenciale.
Haradinaj nuk ka nguruar të komentojë edhe transformimin e FSK-së në Ushtri, duke deklaruar se është qëllim legjitim i vendit.
“
Situata e sigurisë është shumë komplekse në rajon, terroristët shkaktojnë probleme duke përdorur ndonjë vakum. Ushtria e Kosovës do të kontribuojë në shmangien e gjithë kësaj”, ka vazhduar Haradinaj.
Kujtojmë se seanca ndaj Ramush Haradinajt pritet të mbahet këtë të enjte.Indeks Online
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.7%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.1%
Vota total: 2090
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A është sëmurë? Orinda Huta sqaron njëherë e mirë aludimet për shëndetin e Turit
7 Gusht, 22:50
-
12 vjeçari në Kosovë gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë
7 Gusht, 22:42
-
Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit: Ka shpresuar që unë të isha me djalin e saj
7 Gusht, 22:37
-
Elon Musk: Kamala Harris është një komuniste
7 Gusht, 22:31
-
SHBA, Qeverisë së Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që e ndihmuam t’i krijojë
7 Gusht, 22:31
-
Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten
7 Gusht, 22:21
-
I gjuajti me grusht kryeministres daneze, polaku: Nuk mbaj mend, isha shumë i dehur
7 Gusht, 22:04
-
Veton Surroi: Si e sheh inteligjenca artificiale Ballkanin Perëndimor më 2030
7 Gusht, 21:55
-
Prej 20 vitesh në arrati, mediat italiane i bëjnë jehonë shqiptarit që u kap në Vlorë, në pritje për t'u ekstraduar
7 Gusht, 21:51
-
200 mijë euro në vit! Italia dyfishon taksën e sheshtë për të pasurit që marrin rezidencë në këtë shtet
7 Gusht, 21:44
-
Arkimed Lushaj i drejtohet ministres së Kosovës pas urdhër arrestit: 500 forca policore ishin tek shtëpia ime, a jeni normal ju (VIDEO)
7 Gusht, 21:32
-
Ministri i jashtëm izraelit bën thirrje për vrasjen e udhëheqësit të ri të Hamasit
7 Gusht, 21:23