Sanksionet e BE ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit, sot është interes kombëtar

Sanksionet e BE ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit, sot është interes kombëtar

Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës. Haradinaj thotë se para pak ditësh ka kërkuar mocion për shkarkimin e Kurtit, pasi ka qenë i vetëdijshëm për rrugën pa krye ku po futet Kosova.

Haradinaj shkruan më tej se sanksionet e BE-së dhe paralajmërimet e SHBA-së tregojnë se qeveria është në rrugë të gabuar dhe se s’ka shpresë. Ish-kryeministri ka thënë se është koha që të bashkohen të gjithë ata që kanë interes parësor Kosovën, dhe të jetësojnë mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Haradinaj thekson se hezitimi për të vepruar në një kohë krizë të tillë për vendin është bashkëfajësi.

'Të dashur qytetarë të Kosovës, I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit. Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!'- shkruan Haradinaj.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka marrë disa masa për Kosovën për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në Veri të Kosovës.  Bëhet me dije se është pezulluar përkohësisht puna në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, gjithashtu Kosova nuk do të ftohet në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen. Ndërkohë takimet që s’do të pezullohen janë ato që janë të fokusuara në adresimin e Kosovës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu ka konfirmuar se program i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 janë suspenduar.  Për këto masa BE-ja ka njoftuar institucionet e Republikës së Kosovës më 28 qershor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:36
Hoti: Kosova s'mund të udhëhiqet nga Kurti dhe Osmani, të cilët i sjellin vendit sanksione

1687185478_WhatsAppImage20230619at4.36.27PM.jpeg

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me masat e Bashkimit Evropian të marra ndaj Kosovës.

Hoti shkruan se BE-ja ka njoftuar Kosovën për hyrjen në fuqi të masave më 28 qershor, për këto të fundit nuk kanë njoftuar as Kuvendin dhe as qytetarët për këtë situatën.

Ai shton se Kuvendi duhet të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme për t’u koordinuar  për veprimet.

Hoti shton se presidentja Vjosa Osmani nuk është duke e ushtruar funksionin e saj dhe së bashku me Kurtin janë duke e çuar Kosovën në një rrugë tjetër dhe jo në atë të perëndimit.

Reagimi i plotë:

Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera.

Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.

Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.

Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit.

Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 02/07/2023 19:24

    Foli dhe dancing me yjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?