PRISHTINE-Deputetët e Kosovës kanë diskutuar dhe kanë dhënë propozimet e tyre për fazën finale të dialogut me Serbinë, në seacnën e posaçme kuvendore për këtë çështje. Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj, tha se këtë proces duhet ta marrë në dorë Kuvendi, ndërsa u shpreh se, pajtimi me Serbinë nuk nënkupton faljen e krimeve.

Kontributi në këtë debat është i nevojshëm. Do mundohem t’i ndihmoj parlamentit aq sa di si qeveri. E kam menduar si të nevojshme se kuvendi me pas informacion çka ka ndodhur në dialog. Për asociacion Kosova i ka dhënë dritën e gjelbër procesit, është proces në vazhdim, nuk ka epilog, marrëveshjet tjera, policia, drejtësia, telekomunikacioni, Kosova i ka kryer obligimet.

Marrëveshjen për energji Serbia po vazhdon për mos me zbatuar, Kosovës i shkaktohen humbje të mëdha, Serbia nuk po bën 3 pikat kufitare. Serbia po i bllokon disa marrëveshje

Ndërsa kryetari i Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se para dialogut të ri me Serbinë, duhet të shqyrtohet dhe vlerësohet dialogu i deritashëm, synimet dhe kërkesat e Kosovës, parimet, si dhe ekipi negociator dhe strategjia. Sipas tij, anëtarësimi i Serbisë në BE varet vetëm nga Kosova.

Seanca parlamentare mbi dialogun me Kosovës ka ardhur pas përçarjeve dhe qëndrimeve të ndryshime mes pozitës dhe opozitës mbi bisedimet në Bruksel. Ndërsa pozita po vazhdon takimet në Bruksel opozita po kërkon që Presidenti Hashim Thaçi të mos e përfaqësojë më Kosovën në dialog. Reagime ka pasur edhe në lidhje me atë që dialogu do të sjellë ndarje të Kosovës, sidomos pas një deklarate të ambasadorit amerikan Greg Delawie që nuk kishte mohuar se në Bruksel mund të bisedohet për diçka të tillë.