Haradinaj: Kundër dialogut Serbi
Kosovë, Thaçi e Mustafa kukulla

Haradinaj: Kundër dialogut Serbi<br />Kosovë, Thaçi e Mustafa kukulla
Ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur kundra dialogut Serbi- Kosovë.

Në një status të publikuar në Facebook, Haradinaj e ka konsideruar absurde bisedimet me Serbinë në një kohë kur kjo e fundit i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës.  
 
"Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd", shkruan Haradinaj.
 
Sipas kreut të AAK,  bisedimet  me Serbinë në këto rrethana në kohën e një kundërshtimi të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin. Ai ka vijuar edhe më tej duke cilësuar rolin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe të kryeministrit Isa Mustafa në bisedimet me Serbinë si dy kukulla.

"Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave", ka deklaruar Thaçi.
 
Në postimin e tij, kreu i AAK nuk ka nguruar t'u kthejë kthyer përgjigje të gjithë deklaratave të prokurorëve e të politikanëve serbë.
 
"Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi"!, mbyll postimin e tij Haradinaj. 

Aktualisht kreu i AAK Ramush Haradinaj ndodhet në Francë, pas vendimin për lirim me kusht të Gjykatës franceze. Por ai nuk duhet të largohet nga Franca pasi duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet. 

Haradinaj u arrestua në Colmar të Francës pas një urdhër arresti ndërkombëtar të Serbisë e cila e akuzon për krime lufte dhe që kërkon ekstradimin e tij. 

haradinaj
(Postimi i kreut të AAK në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)