Haradinaj kundër 'Mini-Shengenit' ballkanik: Nismë për të hequr taksën ndaj Serbisë, pa u njohur Kosova e masakra e Reçakut nuk bashkohemi

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për takimin e liderëve të Ballkanit në Tiranë në kuadër të bashkëpunimit për Mini Shengenin Ballkanik, ku i pranishëm ishte edhe Aleksandër Vuçiç.

Haradinaj deklaroi se Kosova nuk ka nevojë për një 'Mini Shengen' me kryeqytet Serbinë, teksa ka theksuar se ideja e 'Mini Shengenit' është heqja e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia.

Sot kur në Tiranë u mbajt takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Haradinaj tha se përderisa “Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu thonë puna e mbarë pa ne”:.

“Të gjitha vendet e Ballkanjt Perëndimor, pra 6 vende që kanë mbetur pa u anëtarësuar në BE. Ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në.  Pra, secili vend ka kontratë me BE-në. Kosova e ka MSA-në dhe ne duhet me iu fokusua MSA-së. Pra, nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini Shengenit tonë. Jemi të interesuar për shengen në këtë rast, për BE-në. Kosova është vend euroatlantik, pra kjo është perspektiva e jonë. Hetohet që krejt kjo bëhet në njëfarë mënyre me na e heq taksën, është një bye-pas për me e heq taksën.  Mini Shengeni vetëm një qëllim e ka, një sukses nëse kish mujt me e heq taksën. Pra, edhe nervozat që i kanë këto ditët e fundit pikërisht për atë vijnë, se po iu bien në ujë këto zhvillime. Nuk janë të këqija, shikoni tash unë disa herë e kam përsëritur që Edi Rama është vëllai im, ai është shqiptar, jam shqiptar, të majtën e të djathtën në Shqipëri janë vëllezërit e motrat e mi. Unë nuk kam pas qare pa dal kundër ndarjes, jo për inati të njërit prej nesh as në Kosovë, as në Shqipëri, por kam dalë kundër ndarjes. Sikurse e dini Trepça është Kosovë, nuk po na e konteston më kurrëkush mbi këtë dhe, a keni dëgjuar dikë duke thënë më që Trepça është e dikujt tjetër pos e Kosovës, pavarësia energjetike ka ndodhur, pra kemi mundur të nënshkruajmë marrëdhënie kontraktuale tash me Shqipërinë për unifikim të tregut, kemi ushtrinë dhe po, kemi edhe taksën, po taksa është kundërvlerë për njohje. Kur të na njeh Serbia ne i hapim dyert për takime bilaterale e trilaterale, po me qëndrime mohuese të Serbisë deri edhe në mohim të masakrës së Recakut nuk na mbetet rrugë tjetër pos me iu thënë puna e mbarë pa ne”, u shpreh Haradinaj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat i është përgjigjur ish-kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si gënjeshtar. 

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një viktimë nga zjarret në vend, a ishin të përgatitura autoritetet shtetërore për përballimin e emergjencës?

Komento

Komente

  • hik mer kurv Serbie na bo edhe Patriotin ky njelloj si sali berisha ptu shkerdhata: 22/12/2019 10:51

    Shifeni surratin e jepini verdiktin ky eshte njeri primitiv dhe keqdashes e ka shndruar banda serbe SaliBashMeta ne nji Kamikace Antishqiptare e sherbim te Serbise . Dhe loja me 100% eshte ne vetvehte nji Mashtrim me manipulua opinionin kosovare se gjasme ky na qenka Patriote , sepse keshtu ja kan marr doren Kosovareve Serbet dijne me ja lujt telat , me te tille Patriote hajvane si ky . Turp me te madhe s'ka ! Nuk paska ajo Kosove njerez te shkolluar e Europe qe dijn te shkepusi shoqerine kosopsvare nga ajo tradite idiote ,per njeriu te trashe , qe i jep Forme Serbia si ja do asaj bytha me shkaterru te ardhmen e kospves ? kUR DO MESOJ AI POPULL QS NUK KA MESUAR ALA DERI ME SOT SE KU I KA DOBESITE E TIJ SI SHOQERI E TE REAGOJE E SHKEPUTET PREJ KSAJ INJORANCE HELMUESE !!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • agim: 22/12/2019 10:45

    O Ramush O karabush ! Kush po e nderton autostraden Prishtin.-Nish-Serbi !!! Kush po han e pine me politikanet serb pothuajse cdo 1 muaj ne Bruksell etj !! Kush lejoj vjet Vucic te shetise gjysmen e Kosoves bile dhe i shoqeruar nga policia e Kosoves !! Kush qe kryeministerne ate kohe !! Kush ka 70 % te tregtise me Serbine !!! Kush po zhvillon bisedime ne cdo muaj tani e 15 vjet me Serbine!!!

    Përgjigju
  • RRAMUSH ARUSHI: 22/12/2019 09:45

    O ramush komplet KARABUSH në radh të par mëso për të folur Shqip. Se ti flet si kur ke RAKUN në goj o aramush atush mali. EDI RAMA është çun Tirone e është nga familje intelektualësh o ramush suma e Edi Rama është Atdhetar e ti duhet të mësosh nga Edi o ramush tyta.

    Përgjigju
  • Patrioti: 22/12/2019 06:42

    Ush ramush karabush.....

    Përgjigju
  • Andre: 22/12/2019 02:23

    Me duket si Adil Carcani “ dale dale Ku vete degjoje shoket.

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 21/12/2019 21:47

    Ik MOR gomar,,ik mor pis njeri,,edi rama mos e ler me kete haradinaj te vije ne shqiperi,,shpalle non-grata.....

    Përgjigju
    • Mali: 22/12/2019 06:00

      Meqenese Edi Rama eshte patriot qe ka luftu ne shume Ramushi per kete vend le ta beje. Po cfare mini leshi mor aman. Kush e degjon minishenghen me serbet dhe maqedonsit qe na urrejne qe ne gjeneze. Ne shqiperi duhet krijuar treg i lire se nuk e kemi ky shkon hana shan hane bagdat. Non gratta Ramushi per cfare?! Se eshte me shqiptar se Edi Rama. Ka shume gjasa qe ti Nacionalist te jesh Shka!

  • AltinTop: 21/12/2019 21:10

    Shum i pa afte ky njeri per te perfaqsu Kosovaret...

    Përgjigju
  • F-35: 21/12/2019 20:07

    Ramush, po jeni patriot sic pretendoni ne menyre hipokrite, hiqni dore nga marreveshja me Serbine per levizjen pa pasaporta. Ah jo, ju duhet te levizni ne Serbi me karte, shqiptaret e Shqiperise jo. Kur uleni ju me politikanet serb, jeni patriot, ndersa kur ben te njejten gje Rama, eshte tradhetar. Kur Rama flete per Kosoven, nderhyne ne punet tuaja te brendeshme, sipas jush, ndersa kur ju hapur nga andej e me prezence fizike ne Shqiperi mbeshtetet "revolucionin e opozites", jo kjo nuk eshte nderhyrje ne punet e brendeshme te nje shteti tjeter. Per pak harrova, te fala "Babales", Likja e Luli nuk ta harrojne kurre kujdesin qe tregove per te.

    Përgjigju
  • tani: 21/12/2019 17:56

    IK O HARADINAJ ,,ik o hajvan,,....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Foreign Policy: Edi Rama ndërton ura për në Europë ose askund tjetër