Haradinaj: Me trup në Francë në
pritje të lirisë, me zemër në SHBA

Haradinaj: Me trup në Francë në<br />pritje të lirisë, me zemër në SHBA
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar nga Franca presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
 
Haradinaj ka falenderuar Obamën për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës, ndërsa është shprehur i bindur që Amerika do të vijojë të jetë partner strategjik.
 
Haradinaj është shprehur se me zemër ishte në Washington, kjo pasi e kishte të pamundur të shkëputej nga Franca për shkak të lirisë me kusht.
 
“Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, urime popullit Amerikan! Falenderime për Presidentin e deritashëm Obama dhe Administratën e tij, për gjithë mbështetjen për Kosovën dhe popullin e saj për këto tetë vjet! Jam i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump! Unë me zemër sot isha në Washington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet. Urime Amerikë! RH”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)