Haradinaj merr vizë amerikane
mediat serbe fillojnë sulmin

Haradinaj merr vizë amerikane<br />mediat serbe fillojnë sulmin
Ndërkohë që ish kryeministri i Kosovës dhe udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndodhet në liri me kusht në Francë, ku u arrestua disa ditë më parë në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Serbia, një lajm i mirë vjen për të nga Kosova.

Bashkëshortja e Haradinajt, Anita Haradinaj, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, njofton se çiftit i është aprovuar kërkesa për vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pas shumë ditëve në ankth, sot më në fund më erdhi një lajm i mirë. Kërkesat për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës na janë aprovuar! Ramush hajde më shpejt, vizat po na presin”, shkruan ajo në statusin  e saj.

Nga ana tjetër nuk ka munguar edhe sulmi nga mediat serbe për ish kryeministrin e Kosovës, ku portali “telegrafi.rs” e lajmëron marrjen e vizës amerikane nga Ramush

Haradinaj me titullin “Po i ecën në jetë: Krimineli Haradinaj tashmë merr edhe vizën amerikane”.

Kujtojmë që Haradinaj u arrestua në Francë më 4 janar në Aeroportin ndërkombëtar Bazel-Mulhouse, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia ne vitin 2004 ku akuzohet për krime lufte në Kosovë.
 
Të shumta ishin reagimet edhe nga Tirana zyrtare për ish-kryeministrin e Kosovës si dhe protesta të shumta në të dyja vendet. Por ish-komandanti i UÇK-së, u lirua me kusht mesditën 12 janarit, nga Gjykata Franceze e Colmarit.

Presioni ka qenë i madh ditët e fundit, nga Kosova dhe Europa për lirimin e Haradinajt, por edhe nga Serbia ka lobuar fuqishëm, që kreu i AAK, të ekstradohet në Serbi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë