Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Colmarit, në Francë, që e la atë në liri me kusht.

Haradinaj shkruan në Facebook se është ndjerë krenar nga mbështetja e shqiptarëve në të gjithë globin.

"Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!

Më këni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!"
, shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i Haradinajt në Facebook:
Të nderuar qytetarë,

Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!

Më këni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!

Juaji Ramush Haradinaj


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com