/ATSH/.-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot, në Shtabin Qendror të KFOR-it, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te pllaka memoriale për paqeruajtësit që dhanë jetën në Kosovë.
Kryetari Haradinaj ka bërë homazhe i shoqëruar nga Komandanti i KFOR-it, gjeneral Francesco Paolo Figliuolo.
Me këtë rast, kryetari Haradinaj ka thënë se "Kosova dhe populli ynë do t'i kujtojnë përjetë ushtarët e KFOR-it, që ranë për të forcuar sigurinë dhe lirinë e vendit tonë".
"Prezenca e forcave të NATO-s në Kosovë është garant i paqes dhe stabilitetit për vendin tonë dhe rajonin. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen", është shprehur kryetari i AAK
/Shqiptarja.com