Haradinaj nuk tërhiqet: Taksën për Serbinë do ta heqim kur të njohë pavarësinë

Haradinaj nuk tërhiqet: Taksën për Serbinë do ta heqim kur të njohë pavarësinë

Pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE-ja, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është i vendosur për të mos bërë asnjë hap pas në heqjen e taksës për mallrat serbe. Sot Haradinaj takoi eurokomisonerin Johanes Hahn në Mynih të Gjermanisë ku po marrin pjesë në Forumin e Sigurisë, teksa deklaroi se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, në momentin që nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran. "Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran. Këtë ia thashë Komisionerit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin pata rastin të diskutoj, së bashku me Zëvendëskryeministrin Pacolli, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo. Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar" tha Haradinaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • azgani: 15/02/2019 23:16

    mir ja ka bo -per heqjen e vizave spo ju intereson -e per taksen e mutit po-mos lesho pej ramush.qoj ne rrssssss.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë