Ramush Haradinaj vazhdon që të mbetet peng i Serbisë, pasi Beogradi zyrtar akoma nuk i ka dorëzuar dokumentet e plota të dosjes për ekstradimin që pretendon.
 
E pyetur nga mediat serbe për procesin gjyqësor, Gjykata e Apelit në Colmar të Francës përmes zëdhënëses është shprehur është në pritje të dosjes nga Beogradi për të vendosur mbi fatin e Haradinajt.
 
Gjykata vendosi pak ditë më parë lirimin me kusht për Haradinajt në bazë të një urdhër arresti të vjetër të Serbisë nga koha e luftës që e akuzonte për krime.
 
Aktualisht Haradinaj ndodhet në Francë në pritje të dosjes nga Beogradi që do të shqyrtojë gjykata përpara se të vendosë përfundimisht për ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


dy.b/shqiptarja.com