Haradinaj për dialogun Kosovë-Serbi: Marrëveshja mund të ndodhë këtë vit, taksa hiqet kur ata të na njohin si shtet

Haradinaj për dialogun Kosovë-Serbi: Marrëveshja mund të ndodhë këtë vit, taksa hiqet kur ata të na njohin si shtet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me një marrveshje të mundshme midis Serbisë dhe Kosovës në një intervistë për AFP.

Në fjalën e tij, kreu i kabinetit qeverisë të Kosovës është shprehur se marrëveshja mund të ndodhë brenda këtij viti.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë këtë vit, por nuk mund të përfshijë asnjëherë ndryshime në kufi. Këmbime të tilla territori mund të ringjallin demonët e vjetër të luftës në Ballkan.”

Në intervistën e tij, Haradinaj ka folur edhe lidhur me taksën 100% për mallrat serbe në kufirin e Kosovës, të vendosur nëntorin e kaluar.

“Tarifa ishte një përgjigje ndaj "arrogancës" të zyrtarëve serbë. Ata kanë sabotuar përpjekjet e  Prishtinës për t'u bashkuar me organizatën globale të policisë Interpol vitin e kaluar. Nëse Serbia thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja ime është: Ne kurrë nuk do ta heqim tarifën,” – shtoi Haradinaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë