Ish komandanti i UÇK-se për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, rikthehet sot në Kosovë. Ai do të qëndroj në liri me kusht, deri deri në kohën e shpalljes së aktgjykimit përfundimtar nga Gjykata e Tribunalit të Hagës.
Për shkak të rregullave që kërkohen nga Tribunali i Hagës për lirim me kusht nuk është bërë e ditur koha e arritje së tij në Prishtinë.
Haradinaj ishte liruar me kusht edhe më parë gjatë këtij viti, por në qershor ishte rikthyer në Hagë për të marrë pjesë në rigjykimin e pjesshëm ndaj tij dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com