Haradinaj: S'na trembën tanket e
Millosheviçit jo më fletëarrestet

Haradinaj: S'na trembën tanket e<br />Millosheviçit jo më fletëarrestet
FRANCË-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë përmes një statusi në Facebook, që pas arrestimit të tij në Francë.

Politikani kosovar Ramush Haradinaj i cili u arrestua para dy ditësh në Francë në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2004, i është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook. 

"Do të takohemi shpejt në Kosovë!", u thotë Haradinaj bashkëkombasve të vet.

Kreu i AAK ka një porosi gjithashtu për ata qe ai i quan me ironi, 'miqtë e Serbisë', të cilëve ju komunikon se rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush.

Ish-kryeministri i Kosovës ka shprehur keqardhjen sesi disa shtete sipas tij respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviçit.

Por Haradinaj thekson, se populli i Kosovës nuk është trembur nga tanket e Millosheviçit jo më nga fletëarrestet që lëshon shteti serb.

Statusi i Haradinaj:
 

''Të dashur qytetarë të Kosovës,
Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.
Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, "Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.
Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!
Do të takohemi shpejt në Kosovë!
Juaji Ramush Haradinaj''

 
Haradinaj u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar Bazel-Mulhouse nga policia franceze, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. 

Ndalimi i tij ka sjellë një debat të madh dhe brenda skenës politike kosovare, ku krerët e shtetit janë vënë nën akuzë se nuk kanë punuar mjaftueshëm për heqjen urdhër-arresteve serbe që ekzistojnë për kosovarët.

Ndërkaq dhe Tirana zyrtare ka reaguar dhe i ka bërë thirrje Francës të lirojë Ramush Haradinaj dhe të mos bëhet pjesë e lojërave të vjetra të Serbisë.
 
Redaksia Online
d.b/XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm