Haradinaj: S'trembem nga akuzat 
e sajuara nga vrasësit e popullit tim

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-s, Ramush Haradinaj, thotë se nuk e shqetësojnë akuzat e politikanëve serbë, apo, siç e ka quajtur ai, “Klani i Slobodan Millosheviçit”.

Haradinaj i ndaluar në Francë pas një urdhër arresti nga Serbia në Interpol, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare”.

Postimi i Haradinajt në Facebook:
Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi! RH” (sic.)
, ka shkruar Haradinaj.

ramushi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq