KOSOVË-Në konferencën e sotme për mediat në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj është ndalur të flasë për korrigjimin e kufijve ku tha tha se ata që e diskutojnë më një të tillë, do të varrosen keq politikisht.
"Ideja e Vuçiqit, Daçiqit e kushdo qoftë atje, është qe një shekull kah zihet në kuzhinat e tyre. Por ideja për ndryshim të kufijve ka marrë fund. Do të varrosen keq politikisht të gjithë ata që shkojnë drejt idesë për korrigjim të kufirit", u shpreh ai.
Duke vijuar fjalën me një qetësi thumbuese, kryeministri i Kosovës tha se marrëdhëniet e vendit të tij me SHBA-në, nuk kanë qënë kurrë më të mira. Kështu, ai shopi zërat kritikë, të cilët vazhdimisht po thonë se Amerika nuk është e kënaqur me taksen që Kosova i ka vënë Serbisë për mallrat tregtare.
"Ne asnjëherë nuk kemi pasur lëkundje në marrëdhëniet me Amerikën. Asnjëherë në histori marrëdhëniet me Amerikën nuk kanë qenë më të mira, në të gjitha fushat. Gjenerali i Iowa-s vërtetë është një mik shumë i mirë i Kosovës, 8 vjet është në shërbim të marrëdhënieve bilaterale", u shpreh Haradinaj.
Por çfarë ndodhi në Samitin e Ballkanit që u mbajt në Berlin? Deklaratat që janë bërë deri më tani, Haradinaj i quajti, të dala nga njerëz që nuk dinë frëngjisht.
“Unë i kam pa disa prononcime. Po folin ata që kanë nejtë korridoreve. Ata nuk e dijnë fare se çfarë ka ndodhur. Maspari unë kam folë në gjuhën frënge me Makronin, dhe nuk e di ata që kanë nejtë korridoreve a dijnë me komuniku frëngjisht. Ai ishte një njeri i respektuar, dhe kemi kaluar shumë më mirë sesa që mendojnë disa të tjerë. Njëjtë edhe me kancelaren Merkel. “Ata që po flasin korridoreve e që s’dinë frëngjisht. Le të flasin edhe më tutje, janë nervoz , edhe pse e di që janë nervoz, po s’kam çka ju boj”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj.
Konferenca për mediat u mbajt ditën e sotme në Prishtinë dhe erdhi pas Samitit të Ballkanit dhe para takimit Kosovë-Serbi që do të mbahet më 1 korrik në Paris.