Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj ka komentuar përplasjen me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.

Në një intervistë Haradinaj shprehu keqardhje që që kryeministrat e dy vendeve po polemizojnë në distancë. Ai ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.