Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn në Shkup, ku i  ka kërkuar që Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave në  një afat optimal. Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat që u diskutuan në këtë drekë pune.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Haradinaj shprehet: 

Në takim me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, shpreha përkushtimin e Kosovës që të rreshtohet me shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e paqes dhe bashkëpunimit reciprok, që të përshpejtohet rruga jonë drejt BE-së. Kosova ka shënuar përparime sidomos në sundimin e ligjit, dhe Komisionerit Hahn i kërkova që Kosova të përfshihet në liberalizimin e  vizave në afat optimal.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj