Haradinaj: Unë kam qenë luftëtar
lirie, jo vrasës si Daçiç e Millosheviç

Haradinaj: Unë kam qenë luftëtar<br />lirie, jo vrasës si Daçiç e Millosheviç
Kreu i AAK, Ramush Haradinaj nga Franca ku ndodhet në liri me kusht i është përgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç pas akuzave për krime lufte me një status në Facebook.
 
Haradinaj shprehet se ka dalë i pastër nga gjykimi i drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Daçiç dhe të tjerë bashkëpunëtorë të ngushë të Millosheviçit duhet të shqetësohen dhe drejtësia duhet ti gjykojë.
 
Haradinaj u arrestua në Francë pas urdhër arrestit të Serbisë me akuzën e krimeve të luftës, ndërsa u lirua nga gjykata me kusht deri në pritje të vendimit final.
 
Statusi i plotë i Haradinajt
Kur të vërsulet krimineli!
Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.
 
Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij! Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!
 
Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!  Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot! 
 
Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti! Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm! RH


Haradinaj
Ne foto Sllobodan Milloshevic dhe Ivica Dacic

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie