Haradinaj: Unë jam njëri prej jush
dhe nuk e shkel lirinë e popullit

Haradinaj: Unë jam njëri prej jush<br />dhe nuk e shkel lirinë e popullit
Kreu i AAK, Ramush Haradinaj nuk resht së falenderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen e madhe që i kanë ofruan në këto ditë të vështira për të.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar mbështetjen për të si një formë për të mbështetur lirinë dhe ekzistencën e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Edhe pse në rrethana të pazakonta, siç i quan ai, lideri i AAK shprehet se është në dijeni dhe se po ndjek në vijimësi të gjitha përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për të qenë pranë tij.
 
“Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!
Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh”
, shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.
 
Postimin e tij në Facebook, Haradinaj e mbyll me kërkesën e të qenurit i lirë, qëllimin e përbashkët që ka shteti i Kosovës, ku shkruan: Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim. 

Ish- presidenti i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Francë, pas vendimin për lirim me kusht të Gjykatës franceze. Por ai nuk duhet të largohet nga Franca pasi duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet.

haradinaj
(Postimi i Haradinajt në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)