PRISHTINË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  uroi Menduh Thaçin për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike Shqiptare, në kongresin e PDSH-së, të mbajtur mbrëmë në Tetovë.
"Kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe t'ju uroj suksese në punën dhe angazhimin tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni", shprehet Haradinaj.
"Duke besuar në bashkëpunimin e mëtejshëm të ndërsjelltë mes të dy subjekteve tona, dëshiroj t'ju shpreh përcjellë përkrahjen time të plotë në punën dhe projektet tuaja për t'i çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon populli shqiptar në Maqedoni, si dhe në rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve", shton ai.
"Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej prosperitetin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, është një garanci e suksesit të vazhdueshëm të platformës suaj politike", ka theksuar kryetari i AAK-së, Haradinaj, në urimin drejtuar kryetarit të rizgjedhur të Partisë Demokratike Shqiptare, në Maqedoni, Menduh Thaçit./ATSH/