Haradinaj:Kushdo që vepron kundër rregullave, do të pushohet

Haradinaj:Kushdo që vepron kundër rregullave, do të pushohet

Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Kjo është mbledhja e dytë që kryeministri Haradinaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, brenda pak ditëve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë që ai së bashku më Këshillin e Sigurimit kanë kërkuar një hetim në lidhje me zhvillimet e fundit të arrestimit të gjashtë shtetasve turq
Këto mbledhje mbahen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me arrestimin e Marko Gjuriqit dhe 6 qytetarëve turq, të cilët Turqia i konsideron si pjesë të organizatës së Fetulla Gyleni.
Kryeministri Haradinaj ka shkarkuar dy drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë në vend, shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashin dhe ministrin e Brendshëm Flamur Sefajn.

Si është e mundur që asnjë lider nuk është i njoftuar për një veprim të tillë? Kur kjo punë është kryer nga institucionet që përgjigjen tek ju? Madje as presidenti edhe pse emri i tij lakohet.

Kam kërku raportim me shkrim të 4 përgjegjësve . Kam dalë në përfundim që dy varsëit e parë, Drejtori i AKI dhe ministri i Brendshëm, e kanë humb besimin tim dhe janë të shkarku nga detyra, ndaj nuk duhet të shkojë dikush tjetër në rrugën e tyre.

A jeni konsultu me presidentin për këto shkarkime që keni bërë?

Emërimi i drejtorit të AKI bëhet i përbashkët. Në këtë situatë edhe presidenti jep mendimin e tij por mendimi i tij është gjysmë pasi të pushuarit kanë humbur besimin.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK