TIRANË, 4 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike ishte e ftuar sot në samitin e organizuar nga 'Vodafone Group' dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, me temë: 'Dixhitalizimi i Europës - Mundësitë për gjeneratën e re'.
Samiti u mbajt sot në Berlin, ku ndër të tjerë mbajtën fjalën e tyre Kancelarja Gjermane Merkel, përfaqësues të lartë të kompanive ndërkombëtarë si dhe profesor doktorë të Universiteteve më prestigjoze në Europë.
Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike ishte e ftuar sot në samitin e organizuar nga 'Vodafone Group'
Sipas burimeve nga MIAP, aktiviteti pati si qëllim ndarjen e experiencave ndër shtetërore dhe mundësitë për nxitjen e gjeneratës së re për edukim bazuar në teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit.
Ministrja Harito gjatë këtij takimi përshëndeti aktivitetin dhe mesazhet rëndësishme që ky samit jep për gjeneratën e re.
"Jam e lumtur që jam pjesë e këtij takimi jo vetëm për rëndësinë e tij por mbi të gjitha për mesazhet që ky samit transmeton. Teknologjia e informacionit është një mekanizëm që na ndihmone sot të punojmë dhe të zhvillohemi. Dixhitalizimi dhe teknologjia kanë ndihmuar botën të ndryshojë dhe ky ndryshim është një proces që nuk ka limit", tha Harito.
Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike ishte e ftuar sot në samitin e organizuar nga 'Vodafone Group'
Ministrja Harito përmendi faktin se, "të rinjtë sot kanë aftësi të jashtëzakonshme të përdorimit të teknologjisë - përdorimi i smartphonës bëhet me lehtësi të lartë dhe sot me zhvillimet teknologjike duhet tu mësojmë gjeneratës së re si të zhvillimin e aftësië së kërkimit. Në Shqipëri përdorimi i teknologjisë së informacionit është relativisht i lartë dhe në ditët e sotme kur teknologjia ndryshon, profesionet ndryshojnë edhe mënyra e të punuarit ka nevoj të ndryshoj."
Harito tha gjithashtu se, "Shqipëria ka një popullsi shumë të re dhe përvetësimi i ndryshimeve teknologjike është i shpejt - gjatë takimeve me të rinj në biseda mundohem ti nxis marrjen e iniciativës për të punuar duke përdorur mjetet e teknologjisë së informacionit. .
Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike ishte e ftuar sot në samitin e organizuar nga 'Vodafone Group'
"Shteti vetë është tashmë në fazën e digitalizimit. Mjafton t'ju përmend se në Shqipëri jemi duke dixhitalizuar të gjitha shërbimet publike. Aktualisht ofrojmë rreth 1,300 shërbime dhe që të gjitha do të kalojnë në procesin e dixhitalizimit duke ndryshuar jo vetëm mënyrën e të punuarit dhe konceptin e shërbimit ndaj qytetarit", theksoi ministrja Harito./a.g/