Harito: Projekti “Innovation HUB”, mundësi e të rinjve për të trasformuar idetë në sipërmarrje të mirëfillta


TIRANË, /ATSH- I. Vata/ - Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, deklaron se në edicionin e 5-të të Start-Up Weekend Tirana, pjesë e rrjetit global "Start-Up Weekend", u përzgjodh ideja fituese nga 160 pjesëmarrës.
Milena Harito nëpërmjet statusit të saj social Facebook pasditen e së hënës, shprehet se "Në edicionin e 5-të të Start-Up Weekend Tirana, pjesë e rrjetit global "Start-Up Weekend" nuk ishte e lehtë për jurinë të përzgjidhte idenë fituese. 160 pjesëmarrës, mes të cilëve sipërmarrës, programues, zhvillues, marketerë, design kanë punuar së bashku për të kthyer idetë dhe iniciativat e tyre në biznese start-up".
"Shumë shpejt përmes projektit "Innovation HUB", do t'u japim një mundësi më shumë këtyre të rinjve të talentuar për të trasformuar idetë e tyre në sipërmarrje të mirëfillta, duke ofruar mbështetje, ambientet e punës si dhe një asistencë të kualifikuar", shprehet Harito.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai