E dinim që Alban Skënderaj kishte edhe tre vëllezër të tjerë por nuk kishim parë që të shpalosnin talentet e tyre në muzikë. Arbër Skënderaj është 42-vjeç dhe ka sjellë prodhimin e tij të parë muzikor duke e konkuruar bindshëm Albanin, idhullin e shumë të rinjve në Shqipëri.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Albani tregon me krenari se Arbri është i talentuar, por për shkak të rrethanave të vështira iu desh të mos e ndiqte rrugën e muzikës.
“Ky është Arbër Skënderaj, vëllai im. Jeton prej shumë vitesh në Itali dhe për pak mbush 42 vjec. Dhe ai, si unë që në fëmijëri e ka patur pasion muzikën edhe pse prej vitesh ka një tjetër profesion. E kemi nisur bashkë dhe nuk ishte aspak më pak i talentuar se une. Rrethanat jo të lehta, bën që ai të mos vazhdonte dhe pse unë me familjen me vite ia kemi kerkuar. Më në fund vendosi të realizonte dhe të publikonte një këngë vetëm për pasion.
Edhe pse për herë të parë dhe pa asnjë eksperiencë ka bërë gjithcka vetë! Me forcat e tij! As edhe një suport nga unë! Tekstin, këndimin, produksion madje edhe videon modeste e ka realizuar vetë pa me treguar asnjë gjë. Se ai kështu ka qënë gjithmonë, altruist dhe punëtor ndaj gjithcka ka dashur ta arrijë vetë. Une jam shumë krenar për të që gjeti kurajon të provonte veten,por mbi të gjitha që arriti te nxirrte një dedikim të dhimbshëm nga shpirti, forcë qe une ende nuk e gjej tek vetja. Te dua fort vëlla dhe uroj që muzika të jetë mikja jote për gjithë jetën,”- shkruan Albani krahas videos së këngës “Brilla” të të vëllait.