Harrojini qendrat estetike, njihuni
me 10 ushqimet që ju bëjnë të bukur

Harrojini qendrat estetike, njihuni<br />me 10 ushqimet që ju bëjnë të bukur<br>
Shëndeti dhe bukuria mund të fitohen gjithashtu edhe me ushqim të shëndetshëm. Disa ushqime, në sajë të falë elementëve ushqyes që zotërojnë, mund të bëhen aleatët më të mirë të një forme të mirë fizike dhe një të pamje të freskët dhe të ndritshme.

Ushqimet e pasura me këto vlera të dobishme janë kaq të shumta, por ne zgjodhëm dhjetë prej tyre, që kurrë nuk duhet të mungojnë në tryezën tonë.

Uji: Është një element i domosdoshëm i cili duhet konsumuar me bollëk, nëse nuk ju rekomandohet ndryshe nga mjeku, dy litra ditore janë gjithmonë një parametër referimi i vlefshëm. Përveç hidratimit të indeve që ju ndihmon ta mbani  lëkurën të butë dhe elastike, uji është aleati i parë që heq lëngun që qëndron midis një qelize dhe tjetrës për të luftuar celulitin.

Peshku: Përshembull sardelet. Shpesh konsiderohen peshq të dobët, por janë të pasura me vlera  të dobishme dhe duhet të hahen të paktën 2-3 herë në javë. Peshku është një koncentrat i vërtetë i proteinave "të mira" dhe yndyrës, Omega 3 dhe Omega 6, shumë të dobishme në luftimin e plakjes së indeve dhe shëndetit të muskujve.

Veza:  Veçanërisht pjesa e kuqe, është një koncentrat i vërtetë i vitaminës B6, por gjithashtu jep një dozë të mirë edhe vitaminash A dhe D, si dhe për proteinat dhe yndyrnat. Shtimi i një veze në sallatë ose përgatitja e një omlet te bukur kontribuon në bukurinë e duarve, pasi substancat në vezë ndihmojnë në forcimin e thonjve.

Orizi integral: Karbohidratet janë një burim i madh energjie që i nevojiten trupit tonë për aktivitetet e tij të përditshme. Oriz i integruar mund të jetë një zgjidhje e mirë: është efikas në energji, me një furnizim të mirë proteinash, është shumë i pasur me fibra.

Avokado: Falë pranisë së acideve yndyrore të pangopura dhe vitaminës E, është një mik i madh i elasticitetit të lëkurës. Ideali është të konsumohet një herë ose dy herë në javë, por nuk duhet ta tejkaloni sepse është mjaft kalorik. Mund të shtohet në sallatë, ose të konsumohet vetëm, si pjata e dytë.

Arrat: Janë një minierë e vërtetë e acidit yndyror, i cili përmirëson elasticitetin e indeve dhe për këtë arsye jep një lëkurë të butë dhe të ndritshme. Ata janë të pasura me vitaminë E, antioksidantë dhe omega 3. Por mos e tejkaloni masën, vetëm katër arra në ditë, hani ose shtojeni atë në sallatë.

Sheqerërat: I japin fizikut tonë energjinë e domosdoshme për veprim. Gjëja e rëndësishme është të konsumohen sasi të vogla

Boronica: Ashtu si rrushi i zi dhe bimët e tjera të errëta përmbajnë anthocyanins, një polyphenol dobishme për veprim e saj antioxidant. Boronica ndihmon në tonizimin e enëve të gjakut, sjell oksigjen tek indet dhe përmirëson mikrocirkulimin.

Domatet: Edhe pse janë një perime verore, ato janë gjatë gjithë vitit dhe gjithashtu mund të konsumohen në formën e koncentruar dhe salsa, të cilat mbajnë disa nga vlerat e tyre. Ata janë shumë të pasur me likopen, një antioksidant që mbron qelizat nga veprimi i radikalëve të lirë dhe rrjedhimisht nga plakja.

Çaji jeshil: Një pije jo vetëm e shijshme por mbi të gjitha me shumë vlera. Ajo ka veti antioksiduese dhe pastruese, dhe gjithashtu është e lidhur me bukurinë e flokëve, sepse e forcon dhe e pengon atë të bjerë. Për të parë rezultatet duhet të pini të paktën dy gota në ditë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut