Shkrumbohet 79 vjcarja, pasi harron bombolën e gazit hapur. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja është shënuar dy ditë më parë në një lagje të Shijakut, ku viktima jetonte e vetme, ndërsa pasi ka gatuar e ka harruar bombolën hapur, ndërsa ende mbeten të paqarta arsyet e shpërthimit të flakëve brenda shtëpisë së saj.
Në komunikatë polica vendore bën të ditur se "Më datë 06.05.2018, në spital ka vdekur shtetasja Xh.R., vjeçe 79, banuese në Shijak, pasi dyshohet se më datë 04.06.2018, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit, aksidentalisht është djegur në banesën e saj,. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, si ngjarje aksidentale.