AUSTRALI - Një hartë e shek. të 17 të New Hollad do të shfaqet për herë të parë në publik pasi ishte harruar se ekzistonte prej një shekulli.

Mjeshtri i kartografisë i Dutch East India Company, Joan Blaeu, krijoi hartën në vitin 1663. Ajo formonte bazat për të gjitha hartat e tjera të New Holland, emri historik i Autralisë së sotme.
Kapiteni James Cook përdori një hartë më shkallë të lartë për të vizatuar hartën e Australisë në vitin 1770.

Libraria Kombëtare e Australisë, e bleu hartën pasi ajo u zbulua në një magazinë në vitin 2010 në Suedi. Harta e cila është shumë e brishtë, po punohet nga 4 persona për t’a kthyer sado pak në gjendjen e mëparshme. 
Ajo do të ekspozohet në Librarinë kombëtare gjatë muajit nëntor dhe do të prezantohet si pjesë e ekspozitës Mapping Our World: Terra Incognita to Australia exhibition. 

Njëri prej personave i cili po punon në restaurimin e hartës, Martin Woods, e qujati hartën si një pjesë të mrekullueshme të historisë së Australisë.

Ekspozita e cila do të hapet më 7 nëntor, do të përmbajë disa nga harta më të mëdha të botës duke përfshirë pjesë nga Vatikani, Libraria Britanike dhe Biblioteka Kombëtare e Francës.
 
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)