TIRANE- Qeveria ka publikuar nismën më të re për sektorin e bujqësisë që është harta e re rajonalizimit të prodhimeve bujqësore. Nisma konsiston në përcaktimin e kulturave të caktuara bujqësore në cdo qark, dhe do mbështeten nga shteti për të dalë në treg.
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kësaj nisme, tha se qeveria e shikon si priotet sektorin e bujqësisë, dhe synim kryesor ka kthimin në një sektor të rëndësishëm dhe fitimprurës.
“Ajo çka na duhet në raport me bujqësinë është një kapërcim epokal nga një bujqësi e mbijetesës tek e dijes e konkurrencës, dhe përfitimit përmes konkurrencës. Nga një bujqësi që është parë si territori i varfërisë dhe i shpërndarjes së lëmoshës për të ruajtur normat e një mbijetese që asnjëherë s’mund të kapërcejë vetveten. Besoj që rezultatet e këtij viti të parë flasin qartë që jemi në rrugën e duhur. Jo se kemi arritur aty ku duam. Mjafton të nënvizojmë faktin se deri në tremujorin e dytë të vitit kemi një rritje prej 26 % të eksporteve. Shifër inkurajuese, që flet për potencialin e madh që ka ky sektor në funksion të daljes së fshatit nga varfëria. Janë ngritur vetëm ata që i kanë besuar konkurrencës, dijes, në tregjet e tjera", u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri sqaroj se vëmendja e qeverisë ndaj bujqësisë, duket qartazi edhe në buxhetin e 2015, ku ka një rritje të fondeve për bujqësinë me mbi 20 %. Kryeministri Rama gjithashtu theksoi se, nuk do të ketë më subvencione masive pa faturë. “Nafta për bujqësinë, plotësisht e subvencionueshme, por me faturë”,
"Shembuj suksesi që sot nuk janë pak, e kemi të qartë se sa e nevojshme është kjo që po bëjmë, gjithë ajo çka ka ndodhur në ndryshimin e qasjes nga qeveria në raport me sektorin, për të krijuar kushtet që të tjerë shembuj suksese të zhvillohen dhe fshati e fermeri më në fund të kuptojnë se s’duhet t’i drejtohen qeverisë për lëmoshë por përmes institucioneve me ide projekte e kapacitete të reja. Ne do vazhdojmë ta rrisim buxhetin dhe mbështetjen. Këtë vit, vihet re një kthese ende shumë e zbehtë se është vetëm fillimi dhe duhet forcuar vit për vit për të absorbuar fondet që vijnë nga burimet e financimit të BE. Bëmë përjashtim që na solli rezultat konkret për serat këtë vit dhe e bëjmë se jemi të vetëdijshëm që kjo skemë nuk rrezikon të kthehet në një tjetër vrimë të zezë spekulimesh e korrupsioni, me këtë mbështetje direkte sektori do të ketë një përfitim direkt. Nafta për bujqësinë është plotësisht e subvencionueshme por përkundër faturës”, tha kryeministri Rama.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroj se një nga objektivat kryesore të ministrisë është rritja eksporteve shqiptare.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO