Oborret e objekteve të palegalizuara që përdoren për qëllime biznesi dhe shtëpitë e dyta pa leje do të legalizohen me çmimet sipas hartës së re të vlerës së trojeve që qeveria ka miratuar disa ditë më parë.
Sipas vendimit të qeverisë “sipërfaqja e parcelës ndërtimore, në raport me sipërfaqen e ndërtimit pa leje që shfrytëzohen për funksion social-ekonomik, shitet sipas vlerës së pronës, të llojit ‘tokë truall’, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Bazuar në hartën e re , çmimet e trojeve në kryeqytet janë ulur dukshëm krahasuar me periferinë, e cila ka pësuar një rritje gati dyfish. Kështu në periferi një meter katror me hartën e re shkon 21 299 lekë nga 13 500 lekë që është aktualisht.
-Ndryshe nga objektet pa leje që funksionojnë për biznes, objektet për qëllime banimi kanë çmime të tjera.
Kështu bazuar në hartën e re të vlerës së trojeve : “Sipërfaqja e parcelës ndërtimore në raport me sipërfaqen e ndërtimit pa leje që shfrytëzohet për banim, shitet sipas çmimit të përcaktuar në ligjin e legalizimeve, që maksimumi në bashki nuk është më shumë se 2000 lekë metër katror.” Të gjitha parcelat deri në 300 metra janë me çmim favorizues, ndërsa pjesa tjetër 300 deri në 500 metra është me çmim tregu.
-Banesat e dyta do të legalizohen me vlerën e truallit të përcaktuar nga qeveria, që është shumë afër vlerës së tregut.
Çmimet e reja prekin edhe qytetet që shtrihen në vijën bregdetare të detit Jon dhe Adriatik.
Tarifa për metër kartor në qytetin e Vlorës ka pësuar ulje deri në 30%. Çmimi për metër katror në Radhimë është përgjysmuar, ndërsa ulje verehen edhe në Orikum, qytetin e Himarës, Sarandës dhe Durrësit. Përkundrazi vlera e tokës ka shënuar rritje në Qeparo, Nartë dhe Dhërmi.
Çmimet e reja janë në fuqi pasi janë botuar edhe në fletoren Zyrtare. Pagesa e vlerës së parcelës nderitmore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi.
Shlyerja e vlerës së parcelës ndërtimore nga poseduesi i ndërtimit pa leje bëhet pas njoftimit me shkrim nga ALUIZNI brenda 45 ditëve nga njoftimi me shkrim.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO