Harta e re gjyqësore, pas avokatëve të Korçës edhe ata të Shkodrës kundër: Është në shkelje të rëndë të interesit publik, i largon qytetarit gjykatën

Avokatët e Shkodrës i janë bashkuar atyre të Korçës, duke shprehur haur kundërshtinë e tyre në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Kryetari i dhomës së avokatisë Shkodër, Anton Kosteri thotë se kjo hartë e re gjyqësore është në shkelje të rëndë të interesit publik, duke argumentuar se i largon qytetarit gjykatën.

"Ne si Dhomë e Avokatisë Shkodër, vlerësojmë se drafti propozuar nga MD dhe KLGJ për hartën e re gjyqësore, është në shkelje të rëndë të së drejtës për akses në Gjykatë të qytetarëve të RSH, si një element thelbësor i procesit të rregullt ligjor, e parashikuar nga Kushtetuta e RSH dhe KEDNJ. Gjithashtu, harta e propozuar, është në shkelje të rëndë të interesit publik, të rendit juridik dhe parimit të subsidiaritetit, pasi i largon qytetarit në mënyrë domethënëse Gjykatën, si organi kryesor dhe i vetëm për dhënien e drejtësisë në vend", shprehet ai.

Avokati analizon edhe tre shtyllat kryesore që sipas Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ justifikojnë këtë hartë të re gjyqësore, afrimin e gjykatës me qytetarin, uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit, duke thënë se nuk qëndrojnë pasi janë të pabazuar në fakte dhe studime shkencore si dhe nuk janë në koherencë me nevojat dhe ekzigjencat e publikut.

Sipas tij, kjo hartë e re gjyqësore largon qartësisht gjykatën nga qytetari pasi

"Shkurtimi i 19-të gjykatave në rang vendi, është qartësisht e kuptueshme për çdo person se largon qytetarin nga Gjykata, pasi detyron Shkodranin, Tropojanin, Kuksianin, Korçarin, Pogradecarin, Sarandiotin, Gjirokastritin, Vlonjatin, Fierakun, Beratasin, Lushjarin e etjer, të shkojë nga skajet më të largëta të vendit në mes të Tiranës, në një kohë që nuk ka të garantuar asnjë transport publik, nuk ka linja hekurullore dhe për pasojë, i detyron këta qytetarë dhe avokatët e tyre që kur të kenë një seancë gjyqësore, përveç udhëtimit dhe shpenzimeve, të marrë edhe dhomë hoteli në TR", shprehet ai.

Në lidhje me uljen e kostove, Kosteri shprehet se as ky nuk qëndron si argument, pasi detyron nga ana tjetër transportimin e të dënuarve, të arrestuarve, personave në arrest në shtëpi, që gjykata urdhëron shoqërimin e tyre të detyrueshëm nga skajet me të largëta të Shqipërisë, duke rritur shpenzimet.

"Ulja e kostove e pretenduar nga ana e MD dhe KLGJ, është përsëri një arsyetim i padrejtë, pasi mund të ulë kostot nga njëra anë, por detyron nga ana tjetër transportimin e të dënuarve, të arrestuarve, personave në arrest në shtëpi, personave që gjykata urdhëron shoqërimin e tyre të detyrueshëm (psh deshmitarë) nga skajet me të largëta të Shqipërisë, duke rritur shpenzimet dhe kostot në një zë tjetër të buxhetit të shtetit", thekson ai.

Sa i përket efikasitetit, avokati thekson: "Në lidhje me efikasitetin dhe eficencën, është përsëri pa asnjë pasojë pasi njëjti gjyqtar që mund të gjykojë në një gjykatë, të njëjtin gjykim mund ta bëjë edhe në një gjykatë tjetër. Një gjyqtar që gjykon në Tiranë, nuk është super gjyqtar krahasuar me faktin nëse ai gjykon në një rreth tjetër. Dihet gjithashtu se gjyqtarët dhe prokuroret kanë detyrim ligjor që për një vit kalendarik, të bëjnë një numër të caktuar seminaresh trajnuese në Shkollën e Magjistraturës, çka u jep atyre mundësinë faktike dhe detyrimin ligjor që të rriten profesionalisht".

Në fund avokati i bën thirrje edhe dhomave të tjera të tregtisë që ti bashkohen qëndrimit të tyre kundër hartës së re gjyqësore.

Dje avokatët e Korçës në një deklaratë për mediat u shprehën në kundërshti të këtij projekti, duke e konsideruar atë një skemë që nuk i shërben askujt. Ata argumentuan se harta e re cenon një nga parimet bazë të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor siç është gjykimi brenda një afati kohor të arsyeshëm, i cili do të vështirësojë aksesin  pranë sistemit gjyqësor të banorëve të këtyre zonave.

Ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia publikuan propozimin për një hartë të re. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 30/12/2021 12:19

    A thua se kur kishin gjykatat afer kishin drejtesi.

    Përgjigju
    • haloefect: 30/12/2021 14:42

      Po fshati e po tja presim doren fare me qe dhemb gishti. Ti heqim fare te rrini rehat.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë