Demokratët kanë thirrur në ndihmë qytetarët para se të shkojnë me një version final në tryezën e Komisionit të Reformës Administrative-territoriale për hartën e re.
Një anketë, është shpërndarë këtë të shtunë, ku i kërkohet qytetarëve të japin mendimin e tyre mbi versionin e ndarjes së re territoriale mbi të cilën po punohet në komisionin e Posaçëm në Kuvend.
“A jeni të kënaqur me ndarjen administrative-territoriale të vitit 2014 në bashkinë tuaj?”
“A mendoni se bashkia juaj është shumë e madhe dhe qeverisja e saj është larg qytetarëve?”
Cilin model preferoni për organizimin e bashkisë? Bashki më të vogla, apo më të mëdha?” janë disa nga pyetjet që i bën PD qytetarëve.
Kjo anketë vjen vetëm pak ditë pasi PD nxori edhe një udhëzim për ture dëgjesash që do të organizohen nga degët e saj.
Ndërsa më 31 mars përmes një tryeze që mblodhi drejtuesit e saj, kryetarë bashkish si dhe ekspertët e opozitën në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrative, PD prezantoi propozimet e para, për më shumë bashki, komuna malore si dhe rajone në vend të qarqeve.
Edhe socialistët kanë paraqitur 4 variante fillestare për hartën e re territoriale, e cila duhet të jetë gati brenda 2027.
Komente












Bashkim te vogla me me pak sesa 4500 banore -5000 banore te shkrihen ne bashki te medha dhe te ulet Numri o drejtoreve qe marrin 1400€ paga , te lidhen me rruge bashki te vogla apo ish bashki me bashki kryesore ! Te krijohen bashki te reja ! Fush Kruje (bashku e Re) Bashkia Shengjini Bashkuar (Shéngjin -Velipoje- Tale ) pra 3 ne 1 me qender porti Shengjin dhe kjo bashki aplikon per hekurudhe me Lezhe - Shengjin Port Te krijohet bashkia Palasa e Re Te krijohet bashkia orikum! MEMALIAJ nese do ti bashkohen Tepelenes dhe te krijohet nje hekurudhe MEMALIAJ - Deti Jon ! E keshtu me rradhe ! Bashkite duhet te lidhen ne ASFALT minimumi me cdo fshat ne ish komunat me plan me leter !
Përgjigju