Harta gjyqësore, avokatët bojkot edhe sot në 7 rrethe, kaos në disa gjykata të vendit! Me braktisjen e seancave të sigurisë rrezikohet lirimi i të arrestuarve

Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në shumë gjykata të vendit. E sotmja do të jetë një ditë bojkoti në gjykatat e rretheve Shkodër, Lezhë. Durrës, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, por vetë kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia në një komunikim me gazetarin e Report Tv Arsen Rusta konfirmoi se javën e ardhshme do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë dhe me shumë gjasë në bojkot do të jetë e gjithë Shqipëria.

Një problematikë thelbësore gjatë këtij bojkoti janë masat e sigurisë dhe vleftësimi i arrestit, seancë e cila nuk mund të kryhet pa prezencën e avokatit mbrojtës. Por duke qenë se sipas ligjit dhe Kushtetutës vleftësimi i arrestit duhet të bëhet brenda 72 orësh në Gjykatë, në rast të kundër arrestimi quhet i paligjshëm atëherë rrezikohet që disa dhjetëra të arrestuar të lirohen.

Gazetari Rusta raporton se mospjesëmarrja e avokatëve në një seancë gjobitet nga 5 deri ne 50 mijë lekë. Gjobat i vendos gjykata kur avokat është i zgjedhur dhe i ekzekuton Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila në këtë rast është organizatore e bojkotit. Situata duket e rëndë, ndërkohë që qeveria vetëm sa e ka dënuar këtë bojkot. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një prononcim për Report Tv, tha dje se protesta që po zhvillojnë avokatët kundër hartës së re gjyqësore është e papranueshme, pasi po u mohojnë qytetarëve aksesin në drejtësi. Manja ‘këshilloi’ avokatët që të shohin rrugën e përballjes ligjore, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, ndërsa shtoi se janë marrë në konsideratë sugjerimet e tyre. Manja tha se Dhoma e Avokatisë nuk mund t’i heqë askujt licencën e avokatit nëse shkon në seancë, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër: Gjykatat të mos hiqen, kosto shtesë për qytetarët

Qytetarët Shkodranë janë ngritur në protestë, këtë pasdite kundër draftit të KGJ për hartën e re gjyqësore. Të pranishëm në protestë janë edhe anëtarë të Dhomës së Avokatisë. Të gjithë njëzëri kanë kërkuar që Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative të mos largohen nga Shkodra.

"Mohon aksesin e individëve në drejtësi, nëse kjo hartë miratohet nesër do ofrohet i njëjti shërbim m një distancë minimalisht 100 km larg nga Shkodra. Hartë e pastudiuar sepse cenon shtetasit e republikës së Shqipërisë. Në takim qe kemi zhvillu me përfaqësuesit e KLGJ kanë parashtruar pretendimet e tyre por s’kanë qenë bindës. Një pikë që ata pretendojnë është rritja e profesionalizmit të gjyqtarëve, në fakt sistemi ynë gjyqësor po kalon në fazën e vettingut, ku i janë nënshtruar rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë. Duke u nis te kriteri i profesionalizmit që KLGJ e ka quajtur si argument bazik, rezulton se për shkak të profesionalizimit nuk është karguar ansjë prokuror e gjyqate, mudn të jenë larguar për shkak të pasurisë dhe probleme me figurën, vetëm për shkak të profesionalizmit asmnjë. KLGJ duhet të marrë masat të tërhiqet nga kjo nismë, të kryhet vettingu. Jemi në kolaps për shkak të procesit të vettingut", tha një prej anëtarëve të Dhomës së Avokatisë. 

E pranishme në këtë protestë është edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të PS Shkodër, Jona Leqejza e cila si qytetare, iu bashkua kësaj proteste, por duke argumentuar se kjo hartë e re është një kosto për banoret e Shkodrës.

"Vi si qytetare, mendoj se ne si anëtarë të këshillit, apo secili prej nesh që ka detyrë përfaqësimi duhet ta ngrejë zërin. Në momentin që i gjithë qarku, një grua në Pukë që kërkon një urdhër mbrojtje nga i shoqi sa qaje ka dhe sa kohë do i duhet për ta marrë këtë urdhër mbrojtjeje. Vi nga bizneset. Na ndodh që të kemi akte administrative me gjoba apo penalitete, nëse gjykata administrative do ketë çështje nga e gjithë Shqipëria, sa kohë do më duhet mua për ta nis rrugën, për të pas një fillim të procesit gjyqësor. Nga koha që unë bëj kërkesë, deri kur fillon procesi ajm siubjek të ka detyrime dhe nuk ka qasje në tendera, grante. Ne nuk jemi gati sepse vendi ynë s’ka rrugë për të aksese largësinë e gjykatave, gjykata s’janë as të dixhitalizuara për të marrë një vërtetim që ke një proces", tha ajo. 

Avokatët kanë ftuar shkodranët që të vijojnë protestat, pasi kjo hartë e re do të rendoje kostot për të marrë drejtësi.

Ora 10:23
Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Lezhë: 90 mijë banorë nuk lihen pa gjykatë (VIDEO)

Reagimit kundër hartës së re gjyqësore ju bashkuan edhe qytetaret në Kurbin. Bashkë me avokatët, ata protestuan para Gjykatës së këtij rrethi që me hartën e re gjyqësore do të shkrihet dhe bashkohet me Lezhën.

Avokat dhe qytetar e konsiderojnë absurditet lënien pa gjykatë të kësaj zone me 90 mijë banor, duke i kërkuar qeverisë që mos ta miratojë propozimin e KLGJ. Protestës ju bashkuan dhe deputet e Partisë Demokratike ne Kurbin Kastriot Piroli dhe Elda Hoti.

Krahas protestës qytetare, prej dy ditësh avokatet e Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë kanë bojkotuar dhe masat e sigurisë, duke sjellë kolaps ne sistemin e drejtësisë.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës

Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës