Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi renditi disa pyetje për kryetaren e KLGJ, duke i thënë se harta e re gjyqësore bëhet vetëm prej vakancave të krijuara prej vettingut. Ndër të tjera tha se ndërkombëtarët duhet të ishin përballë shqetësimeve të ngritura.
“Është halli se sot nuk ka gjyqtarë. Sistemi i drejtësisë nuk jep shërbim, është një qasje e gabuar, drejtësia jepet në çdo cep të republikës, qasja e KLGJ me tahminë, se këtu do e heqim gjykatën dhe këtu do e mbajmë, nuk është drejtësi. Nëse në Tiranë ka më shumë çështje merrni masat, do të doja të shihja këtu partnerët tanë, që ti thoshim sot, se kjo është ajo që ne iu kemi thënë 6 vite më parë po ndodh.
Sot keni deklaruar se 80% e gjyqtarëve do të ikin nga sistemi, dhe këtë do ta vuajnë qytetarët, nuk ka rëndësi përpjestimi matematikor i dosjeve për gjyqtarët. Çështjet dhe konflikti lindin atje ku jetojnë këta njerëz. Problemi nis te ata njerëz, në Tropojë dhe në gjithë rrethet e tjera ka pasur gjyqtarë gjithmonë, tani ti duhet ti thuash qytetarit që bridh, ose paguaj një tjetër për tu përballur me hallin tënd.
A ka një qytetar që të paguajë më shumë për të marrë drejtësinë e tij, a e keni bërë llogarinë se sa i kushton gjyqtarit deri në fund? Në të gjitha shkallët. Kur mendoni ju se sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje që të operojë me standardet normale. Ju flisni për paketën e eficensës, dhe ne kemi përpara deficensë, mungesa”, tha Bylykbashi.
Lajmi kryesor: