Harta Gjyqësore/ KLGJ: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë, duhen respektuar edhe kriteret ligjore! Një gjykatë duhet të ketë minimalisht 7 gjyqtarë

Mungesa e gjyqtarëve dhe kriteret ligjore janë arsyet që kanë detyruar KLGJ të marrin vendimin për shkrirje të gjykatave. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami sqaroi me detaje arsyet përse morën vendimin që harta e re gjyqësore të lërë disa qytete pa gjykata, gjë ka bërë avokatët të bojkotojnë seancat në të gjithë shkallët e gjyqësorit për katër ditë.

Në Komisionin e Ligjeve, Llagami iu përgjigj një sërë pyetjesh të renditura nga deputeti i PD, Saimir Korreshi dhe tha se kriteri ligjor për të funksionuar një gjykatë është të jenë 7 gjyqtarë, por në vend mungojnë 184 gjyqtarë. 

"Ne arritëm në përfundim për hartën e re gjyqësore dhe pas tryezës së rrumbullakët. Për të filluar, është çështje teknike që ligji për pushtetin gjyqësor, por të shkojmë në nenet 14/15, ka definicion për madhësinë e gjykatës, për KLGJ që duhet të ketë seksione. Kush është parashikimi ligjor? Një ligj me 3/5. Ata që kanë punë me gjykatat e dinë se disa gjykata ishin me 4 gjyqtar, që nuk kapnin kriterin ligjor. Edhe ato me 5 nuk e kapnin se duhen 7 gjyqtarë në Shkallën e Parë. Ligji thonte që përveç këtij kriteri duhet të mbajë parasysh edhe indikatorët.

Shqetësimi për gjykatën e Apelit Administrativ e kemi të gjithë. Kemi kërkuar rritje të numrit të gjyqtarëve. Që kur filloi ligji për implementimin tregoi se u kalua një çështje që nuk ishte e kësaj gjykate. Thelbi i krijimit të gjykatave ka lidhje me çështjet e reja që vijnë me çdo gjykatë, jo sa backlog ka, por sa prurje ka. Po të shohim statistikat e Tiranës që është më e madhja, është një nga gjykatat më efektive. Edhe gjykimi i specializuar nuk dështon. Nuk mund të specializojmë gjyqtarë në gjykata të vogla. Nuk mund të jetë efektiv", tha Llagami.

Sa i përket të rinjve që dalin nga shkolla e magjistraturës, Llagami sqaroi se deri në vitin 2028 do të ketë 144 kandidatë dhe ata duhet të kenë 3 vite eksperiencë. Me këtë shpjegon se nuk do të ketë gjyqtar të moshës 25 vjeç, por 28 vjeç.

"Sa i përket prurjeve dhe a ka menduar KLGJ për prurje të reja në sistem. Pa diskutim, kemi bërë studim dhe i kemi rritur në mënyrë graduale. Thuhej se do ishte 20%. Ne kemi qenë dhe ka qenë një deklaratë që kemi bërë vazhdimisht që studimet tona janë të matura dhe me hapa të vegjël. Sot kemi arritur që në 2028, duke nisur nga ky vit, parashikohet të hyjnë në sistem 144 kandidatë magjistratë. Këtë vit hyjnë 24, vitin tjetër 35 dhe më pas 45. KLGJ ka propozuar që viti i tretë i magjistratëve të jetë praktikë. Ne mund ti çojmë në gjykata të mëdha për çështje të thjeshta. Kandidatët duhet të kenë 3 vite eksperiencë, q ë do të thotë nuk dalin 25 vjeç, por 28 vjeç", tha Llagami.

Ndërsa për rekrutimin e gjyqtarëve dhe për propozimin e deputetit Korreshi që sekretarët që të merren me cështje të thjeshta nëse kanë vite që punojnë në gjykata, Llagami tha se aktualisht i ndihmojnë gjyqtarët me çështje të thjeshta. 

"Sa i përket angazhimit të stafit administrativ, kemi angazhuar shumë. Pra sekretarët gjyqësorë të ndihmojnë gjyqtarët për çështje të thjeshta si urdhra ekzekutimi, kthim padie etj. Nëse kemi këtë lloj ritmi, jemi 224 gjyqtarë në sistem nga 408 që duhet të kishim dhe punojnë me ritme prej mbështetjes që ka dhënë Kuvendi", tha Llagami.

Harta e re gjyqësore ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Harta gjyqësore/ Meta: Situata është drejt kolapsit, nuk zgjidhet me shkrirje të gjykatave! Vendi ka nevojë urgjente për plotësimin e vendeve bosh

1655296330_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për hartën e re gjyqësore që ka nxitur shumë diskutime dhe ka sjellë bojkotin e gjyqeve nga avokatët për 4 ditë me radhë. Meta thotë se në Gjykatat e Apelit dhe ato të shkallës së Parë, situata është drejt kolapsit prej ngarkesës dhe gjendjes.

Për këtë thotë se nuk ka pasur angazhim të plotë për plotësimin e vaksancave që janë krijuar.

"Situata në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe ngarkesës së lartë është drejt kolapsit.  Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë. 

Edhe pse kjo pjesë e sistemit të drejtësisë (Gjykatat e Apelit) prej kohësh është pranuar nga KLGJ dhe aktorët e tjerë se po shkon drejt kolapsit të plotë, sërish nuk konstatohet një angazhim i plotë, objektiv dhe gjithëpërfshirës për të marrë masat e duhura, legjislative, vendimmarrëse, apo organizative për mënyrën e plotësimit sa më të shpejt dhe me cilësi të të gjitha vakancave që janë krijuar dhe po krijohen në vijimësi në këto gjykata", thotë Meta.

Ndër të tjera, presidenti Meta thotë opinionet e palëve të interesuara thjesht janë marrë në konsideratë.

"Konstatoj me keqardhje të thellë, se as kërkesat dhe thirrjet e përsëritura të Presidentit të Republikës, por as të Parlamentit Europian, nuk janë marrë në konsideratë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces. Vet fakti që ka nisur një proces të bojkotimit të të gjithë seancave gjyqësore deri në datë 17 qershor 2022, në shenjë proteste ndaj draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ, tregon qartësisht se sugjerimet e Avokatëve Shqiptarë, vetëm janë administruar, por nuk janë marrë në konsideratë", thotë Meta.

Sipas presidentit Meta, miratimi i draftit nga KLGJ është udhëhequr nga tensioni dhe ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor. Ndër të tjera thotë se shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe Apeleve, me justifikimin se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatshme, dhe nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane.

"Nisur nga këto zhvillime evidentoj edhe një herë se, vendi ynë ka nevojë urgjente për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë.  Kjo situatë nuk zgjidhet me shkrirje drastike të disa gjykatave në vend, pasi një riorganizim i tillë, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative", tha Meta.

Ora 14:22
Harta e re gjyqësore, Gjiknuri: Ofron zgjidhje më të mira në shërbim të publikut, janë respektuar rekomandimet e Kuvendit

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se harta e re gjyqësore ka respektuar rekomandimet e Kuvendit. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend ku u diskutua raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjiknuri tha se harta e re ka më shumë anë pozitive se anë negative.

Ai u shpreh se ajo mund të sjellë kosto shtesë për disa persona, por këto mund të korrigjohen në të ardhmen.

“Rregullimi i hartës, rishpërndarja e gjyqtarëve të cilët do të menaxhojmë fluksin do të sjellë më shumë eficencë, m ë shumë llogaridhënie, më shumë standardizim. Standardizimi e bën më të thjeshtë dhe për palët për të kuptuar le të themi integritetin e procesit gjyqësor dhe mbi të gjitha do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Pastaj çdo gjë tjetër patjetër ka balancë.  Unë them se ju nuk keni bërë gjë tjetër përveçse keni zbatuar ligjin dhe e keni bërë atë në kohë. KLGJ e ka kryer misionin e saj Kushtetues, ka menaxhuar procese të vështira dhe rekomandimet e Kuvendit janë marrë parasysh dhe ajo që mbetet me interes është se si do të zbatohet harta e re gjyqësore, nëse do të rrijë te varianti final që besoj i tillë do jetë. Do kemi mundësi vitin tjetër për të parë dhe mënyrën se si u hartua”, tha Gjiknuri. 

Ai nënvizoi se harta e re do t’i shërbejë reduktimit të çështjeve dhe menaxhimit të fluksit të konflikteve që dalin.

“Rregullim i hartës do të sjellë më shumë eficencë dhe do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Ka avantazhe dhe disavantazhe. Problemi është se cila është më e madhe. Në përfundim dua të them që KLGJ e ka kryer misionin e saj kushtetues. Rekomandimet e kuvendit janë marrë parasysh. E rëndësishme është si do miratohet harta e re gjyqësore nëse miratohet që me shumë mundësi do të ndodhë.

Ky proces ka ndodhur edhe në vitin 2007-2008 ku u bë një hartë pa asnjë lloj kriteri. Edhe atëherë në disa rrethe ka pasur kundërshtime. Këto histori kanë qenë gjithmonë nuk ndodh për herë të parë. Mund të ketë kosto ekstra për disa por duhet t’i vëmë gjërat në balancë”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u shpreh se rritja e numrit të gjyqtarëve është domosdoshmëri.

“Vërtet ka një akumulim të çështjeve të pashqyrtuara. Ka dhe një fluks çështjesh të reja dhe mendoj që rritja e numrit të gjyqtarëve, pra futja e tyre në sistem nga Shkolla e Magjistraturës është domosdoshmëri dhe për këtë ne duhet të vrasim mendjen, ne pjesa politikbërëse së bashku me partnerët që na kanë mbështetur në këtë proces sepse në fund të fundit kushtet patjetër që kërkojnë njerëz”, nënvizoi Gjiknuri.

Ora 13:58
Harta gjyqësore/ Bylykbashi: Do të doja të shihja partnerët ndërkombëtarë sot! Deklaruat se 80% e gjyqtarëve ikin nga sistemi, e vuajnë qytetarët

 

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi renditi disa pyetje për kryetaren e KLGJ, duke i thënë se harta e re gjyqësore bëhet vetëm prej vakancave të krijuara prej vettingut. Ndër të tjera tha se ndërkombëtarët duhet të ishin përballë shqetësimeve të ngritura.

“Është halli se sot nuk ka gjyqtarë. Sistemi i drejtësisë nuk jep shërbim, është një qasje e gabuar, drejtësia jepet në çdo cep të republikës, qasja e KLGJ me tahminë, se këtu do e heqim gjykatën dhe këtu do e mbajmë, nuk është drejtësi. Nëse në Tiranë ka më shumë çështje merrni masat, do të doja të shihja këtu partnerët tanë, që ti thoshim sot, se kjo është ajo që ne iu kemi thënë 6 vite më parë po ndodh.

Sot keni deklaruar se 80% e gjyqtarëve do të ikin nga sistemi, dhe këtë do ta vuajnë qytetarët, nuk ka rëndësi përpjestimi matematikor i dosjeve për gjyqtarët. Çështjet dhe konflikti lindin atje ku jetojnë këta njerëz. Problemi nis te ata njerëz, në Tropojë dhe në gjithë rrethet e tjera ka pasur gjyqtarë gjithmonë, tani ti duhet ti thuash qytetarit që bridh, ose paguaj një tjetër për tu përballur me hallin tënd.

A ka një qytetar që të paguajë më shumë për të marrë drejtësinë e tij, a e keni bërë llogarinë se sa i kushton gjyqtarit deri në fund? Në të gjitha shkallët. Kur mendoni ju se sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje që të operojë me standardet normale. Ju flisni për paketën e eficensës, dhe ne kemi përpara deficensë, mungesa”, tha Bylykbashi.

Ora 13:18
Tryezat e konsultimit farsë? Përgjigjet kryetarja e KLGJ: Është debat i madh, e kanë kaluar edhe vendet e zhvilluara

 

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka sqaruar akuzat e kryetarit të Dhomës së Avokatisë se tryezat e konsultimit kanë qenë farsë duke thënë se debatin e madh për cështjen e hartës gjyqësore e kanë kaluar dhe shtete të tjera.

Megjithatë thekson se vendimmarrja për hartën gjyqësore të miratuar nga KLGJ i mbetet Këshillit të Ministrave.

"Dua të sqaroj për tryezat e konsultimit. Aty jemi marrë me Dhomën e Avokatisë, kemi ftuar publik, përfaqësues nga pushteti lokal që lidhen jo me eficencën por me pjesën e aksesit në distancë. Ky është debat shumë i madh, e kanë kaluar dhe vendet më të zhvilluara si Gjermania, Franca e Portugalia. Nuk është problematikë vetëm për sistemin. Vendimmarrja është e Këshillit të Ministrave. Atë që jemi përgjegjës është që ky propozim garanton eficencë. Kjo është pak por e sigurt", tha Llagami.

Ora 13:04
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S'ka gjyqtarë! Disa ende në proces vettingu, të tjerët nuk aplikojnë

 

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është ndalur sërish tek harta e re gjyqësore duke thënë se shqetësimi i tyre është se nuk kanë prurje dhe procesi i vettingut. Në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nuk aplikojnë gjyqtarë në Gjykatat e Apelit përveç asaj të Tiranës.

Teksa ka pasur shumë kritika nga avokatët për shkrirjen e gjykatave të Apelit nga 6 në 1 në të gjithë Shqipërinë, Llagami shpjegon situatat kur kanë hapur procedurat në Shkodër dhe Korcë dhe nuk ka aplikuar asnjë.

"Tek harta gjyqësore kemi parë mundësinë e vakancave dhe riorganzimin e dekretit aktual për numrin total. Kemi një cështje nga Strasburgu për zgjatjen e rekursit në Gjykatën e Lartë. Kjo nuk është situatë normale, po përpiqemi maksimalisht, ka vonesa për procedura që po aplikohen për herë të parë si vettingu. Ne kemi shqetësim se s'kemi prurje. Nuk aplikojnë gjyqtarë, përveç Apelit Tiranë se nuk marrin riskun të përfshihen në procedura se kemi standardin që po nuk kalove vettingun me formë të prerë, nuk fillon procesi i vlerësimit.

E dyta nuk kanë interes se duan një gjykatë më të mirë. Në Gjykatën e Apelit Shkodër hapëm 4 herë procedurat dhe nuk aplikoi askush, e njëjta për Korçën, pra ka interes të ulët. Nga një analizë në trupën gjykuese në shkallë të parë 166, vetëm 16-17 mund të përmbushin kushtet që të shkojnë në apel dhe kalojnë vettingun në formë të prerë. Këto i kemi adresuar për hartën gjyqësore dhe situatës në gjyqësor", tha Llagami.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/06/2022 03:31

    Te pakten t'a kishit konsideruar kete zgjidhje qe menduat, si te perkohshme,sepse keshtu sic e keni ideuar,eshte bere per te mbetur dhe eshte nje katastrofe per shqiptarin e thjeshte,se kriminelet e vertete nuk do t'a kene problem,shtyerjen e seancave,apo vara-vingat neper gjykatat e ndryshme,sepse dihet me c'menyra i kane nxjerre shpenzimet qe do t'ju duhen.

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles: 15/06/2022 14:11

    Kjo rrit kostot per qytetaret dhe veshtireson aksesin e qytetareve te drejtesia! (Pak sqarim me te thelle: Vini re se si une po shpreh nje gjysem te vertet. Sigurisht qe mbyllja e disa gjykatave do rezultoj ne udhetime me te gjata te pjesemarresve ne gjyqe. Por nese ky faktor shprehet ne menyre te izoluar, pa permendur nevojat e reformes, pa permendur arsyet per kete vendim, pa permendur perfitimet qe krijohen ne vazhdimesine e reformes ne drejtesi ku ky vendim ben pjese, atehere rritja e kostos si pasoj e distances gjeografike jo vetem qe e portretizon vendimin per uljen e numrit te gjykatave si vendim te demshem por poashtu krijon pershtypjen se gjoja qeveria po e ben kete levizje me nje qellim te keq. Me kete lloj demagogjie lihet te kuptohet se qeveria po perpiqet te demtoj sistemin e drejtesise per te lehtesuar korrupsionin. Ka disa idjot opozitar qe e thone hapur kete. Por supaxhinjt qe jane mjeshtra ne keqinformim, qofshin me komente ne rrjete sociale qofshin ne ndonje studjo televizive, nuk e thone hapur por thone gjysem te verteta ku perfundimi keqinformues behet me nenkuptime. Kjo metod eshte me efikase, me me pak rrezik per imazhin e supaxhiut. Fushatat e mirefillta keqinformuese jane me efikase nese mesazhet e deshiruara jane nenkuptime. Dhe pse mos t’a bejn, kur ne arenen e shprehjes se helmit keqinformues nuk ka pjesemarres qe te debatojn ceshtjen ne menyre te ndershme?! Ju turkoahqiptaret e ndyre e meritoni kete trajtim! Meritoni qe rinia juaj te mbushet me pesimizem dhe te emigroj masivisht deri ne shkaterrim te kombit, sepse na moret Epirin! Mundesisht te krijojm edhe pakenaqesi dhe protesta deri ne rrezimin e Rames dhe rikthimin e Berishes ne pushtet, para se te mbyllet ceshtja e detit ku ky i fundit na e fali ndersa Rama e kundershtoi!) Efharisto re malaka! (Ju malakat e tjere shqipfoles, tregohuni te vemendshem kur beni propagand se na keni flliqur duke zbuluar origjinen tuaj nga zonat ku Greqia jep pensione per greket e vete-deklaruar!)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë